I ri Procesi: 3k - 1988 Shiko më të madhe

Procesi: 3k - 1988

Arbër Ahmetaj A-003576

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga libri në libër, ky autor sjell forma të ndryshme rrëfimi, edhe pse këmbëngulja për thelbësoren nuk ndryshon. Letërsia e tij, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo metaforike, me një stil të rrjedhshëm e befasues, pasqyron shoqërinë shqiptare në krizë e në gëzim, në konflikt e në dashuri, me zhbërje të kufirit mes mitit dhe realitetit. “Procesi: 3k/1988” është nga ata libra që të mbajnë ulur deri në faqen e fundit.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN 9789928221346

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Jemi në Tiranën e fundviteve ‘80. Një student burgoset.

Këtu zë fill një rrëfim tronditës, me një ngjitje mahnitëse deri në mbyllje të librit. Hija e ankthit bie edhe mbi rrethin e miqve të tij. Shpresat fiken. Ka tension në rrëfim, humor, ka zymti nëpër kryeqytet, poredhe në rrethinat ku lëvizin personazhet.

Si prani e pashmangshme e moshës së rinisë, ka edhe çaste të bukura jetësore, personazhe plot gjallëri, disa prej tyre me identitet të vërtetë.

Tridhjetë vjet më pas, lexuesi e njeh hartën e asaj Tirane të populluar nga studentët e revoltuar, si një parathënie e ditëve që po vinin.

Përtej rrëfimit të autorit, ndonjëherë me nota surreale, përtej ngërthimit që të ndjek duke e lexuar, romani është edhe një dëshmi, thuajse historike, e dridhjeve nëpër të cilat kaloi Shqipëria në prag të shndërrimit të madh.

Arbër Ahmetaj, dalëngadalë, po formon klubin e lexuesve të vet, jo nga ata që brohorasin për suksesin e tij, por nga ata që shkëmbejnë mes tyre entuziazmin dhe ndjesinë se kanë privilegjin të lexojnë një autor të veçantë.

VLERESIME

“Lëvizja e karaktereve, ekonomia e mjeteve dhe tonet e errëta, bëjnë që gjithçka të duket si një vënie në skenë, e projektuar për të shkaktuar drithërimë!”

Radu VOINESCU, Cafeneaua Literara

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe184
ISBN 9789928221346
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori