I ri Purity Shiko më të madhe

Purity

Jonathan Franzen SB0086

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori i mirënjohur amerikan, Jonathan Franzen, pas romaneve të mrekullueshëm "Korrigjimet" dhe "Liria", vjen në shqip me një tjetër sagë të qytetërimit të sotëm, një libër që mezi pret ta mbarosh. I cilësuar nga kritika si një nga rrëfyesit më brilantë të kohës sonë, ai na fton në një magji rrugëtimi artistik, dhe për lexuesin e tij që tashmë e njeh shqip, ky libër është një prag i ri për në botën e pasur dhe të shqetsuar të këtij autori të mrekullueshëm

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221254

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po perpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të emen, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije, madje edhe vetë identitetin, megjithë këmbënguljen e Pipit për të njohur babain e saj natyral.

Në Oklend, në qytetin ku ajo jeton dhe në mjedisin ku gjendet, Pipi do të ndeshë një bote të tërë ngjarjesh politike e sociale dhe jetësh njerëzore, një shtjellë të gjithfarë ndodhish, që do të lënë shenja në jetën e saj dhe pjesë e së cilës do të bëhet, jo si një vajzë pasive dhe e shkujdesur, por si e pranishme dhe aktore e kësaj historie të gjatë dhe të pasur, që përtej një rrëfimi të thjeshtë artistik, është edhe një skaner i të vërtetave historike të shekullit që po jetojmë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe608
ISBN9789928221254
Titulli origjinalPurity
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiArtan Qoqi