Gruaja e mesdites Shiko më të madhe

Gruaja e mesdites

Julia Franck SB0049

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gruaja e mesditës nuk është një histori trishtimi, por rrjedha njerëzore e jetës së një gruaje, dhe jo vetëm e një gruaje, ku virtytet, dashuria dhe dëshira për të jetuar, nuk janë të mjaftueshme ndonjëherë, për të të bërë të lumtur.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978-99943-51-42-8

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është viti 1945. Pak kohë pas përfundimit të luftës, një grua e re dhe djali i saj shtatëvjeçar, janë në arrati e sipër. Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve. Prej vitesh Helene nuk flet më. Spital - shtëpi është vërtima ku endet tashmë jeta e saj. Në këtë rutinë, duket se ka gjetur lirinë për të jetuar me "zemër të verbër". Me përfundimin e luftës, ajo dhe i biri, mund të fillonin një jetë të re. Por Helene nuk ndjen se mund t'i duhet më dikujt. As të birit jo, ndaj e braktis atë në një stacion treni, për t'u kthyer... tepër vonë... Ky roman i mrekullueshëm e radhiti Julia Franck shumë shpejt ndër zërat më origjinalë e të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore gjemane.

Të dhëna

Faqe325
ISBN978-99943-51-42-8
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJonila Godole