Bija e erresires Shiko më të madhe

Bija e erresires

Elena Ferrante SB0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.

Më shumë detaje

892 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 99943 51 69 5

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Unë nuk jam një nënë natyrale, i thotë vetes Leda, një mësuese e letërsisë angleze, e cila jeton në Firence, një grua e divorcuar prej kohësh dhe një nënë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj. Ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë, kur të bijat nisen për në Kanada dhe nga hija e çadrës së saj këqyr një familje të lumtur që e ka ndeshur qysh ditët e para aty. Leda njihet me Ninën, nënën e një vajze të vogël, Elenës, nga ku nis e kupton se vetë ajo nuk ka qenë një nënë dhe aq e mirë, ngaqë për shkak të karrierës, nuk i ka dhënë dashuri të mjaftueshme të bijave, madje nuk ka qenë një bijë dhe aq me fat në raport me nënën e saj. Një fill i gjatë të papriturash do ta ndjekin marrëdhënien e njohjes së saj me familjen e re, befasi që do të bien edhe mbi vajzën e vogël, Elenën, dhe do t'i kthejnë pushimet e tyre në në histori tronditëse dhe prekëse, të atillë që të nxit me ankth nëpër faqet e këtij rrëfimi të mrekullueshëm, që vetëm një shkrimtare si Elena Ferrante di ta shkruajë. Gratë e kësaj historie bartin thelbin e jetës së përdithsme mes të qenit nëna e vajza të dikurshme, me trazime të tilla, që ende i diktojnë jetët e tyre. Mbi autoren Elena Ferrante, kjo grua misterioze, e cila ia ka fshehur portretin e saj lexuesit, shkrimtarja e përshkruar dikur nga redaktori i saj si "një grua e bukur, e gjatë dhe me sy shprehës", dihet vetëm se ka lindur në Napoli, por e ka braktisur atë dhe ka vite që endet jashtë Italisë. Madje legjenda urbane që e ka ndjekur misterin e saj, thotë se tani jeton në Greqi.

Të dhëna

Faqe142
ISBN978 99943 51 69 5
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShpëtim Kelmendi