Fati është në yje Shiko më të madhe

Fati eshte ne yje

Nicholas Sparks BOT0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer.

Më shumë detaje

300 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000972

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm, të paktën deri kur para syve i merr formë një pamje, fillimisht e paqartë, pastaj përherë e më e ëmbël: pamja e gruas së tij të dashur Ruthit. Ajo e nxit të rezistojë, e mban gjallë duke i treguar historitë që i kanë bashkuar për më shumë se pesëdhjetë vjet: çaste të bukura e të trishtuara, pasione dhe keqardhje, dashuri pa fund. Ai e di që Ruthi nuk mund të jetë aty, por kapet fort pas kujtimeve, emocioneve, fjalëve që shkëmbejnë bashkë.
Jo shumë larg kësaj rruge, jeta e Sofisë po ndryshon përgjithmonë. Universiteti, ish i dashuri tradhtar dhe i dhunshëm, festat dhe shoqet zhduken të gjitha natën me yje kur njeh Ljukun. Dashuria me të është e pashmangshme dhe përfytyrimi i një të ardhmeje ndryshe bëhet një ëndërr e mundur. Një ëndërr që vetëm Ljuku mund ta bëjë reale. Vetëm nëse nuk e shkatërron e fshehta që mban brenda vetes.
Ira dhe Ruthi. Sofia dhe Ljuku. Dy çifte që duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët, që i ndajnë vite dhe përvoja të ndryshme, por që i bashkon fati, në mënyrën më të papritur dhe emocionuese. Duke na kujtuar se edhe vendimet më të vështira mund të jenë fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm, sepse ndjenjat dhe të fshehtat e njerëzve kalojnë nëpër udhë të pamundura që ndonjëherë kryqëzohen sipas përcaktimit të yjeve.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe430
ISBN9789928000972
Titulli origjinalBota Shqiptare
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiTaulant Hatia