Nje e fshehte ne zemer Shiko më të madhe

Nje e fshehte ne zemer

Nicholas Sparks BOT0174

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Më shumë detaje

301 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000637

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë gjendje të një hidhërimi të thellë, duke vajtuar gëzimin e jetës familjare, pikërisht teksa mendon se nuk do ta provojë kurrë më dehjen e të dashuruarit, Mailesi takon Sarën, gruan që do ta bëjë të ribesojë. Me Sarën, që është e vendosur të ndërtojë një jetë të re pas një përvoje të trishtuar bashkëshortore, duket të përvijohet në horizont një lumturi e re. Por një e fshehtë e papritur, e parrëfyeshme, i lidh Mailesin e Sarën dhe do t'i detyrojë jo vetëm të vënë në dyshim çdo siguri të tyre, por edhe të bëjnë një zgjidhje që do t'ua ndryshojë jetët përgjithmonë. Mbi autorin Nicholas Sparks është një nga romancierët më të adhuruar në botë, një autor me mbi 50 milionë kopje librash të botuar në mbarë botën. Të gjithë librat e tij, duke përfshirë "Tre javë me vëllain tim", biografia e shkruar me vëllain e tij, Micah, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Disa nga librat e Nicholas Sparks si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharrueshme", "Ngadhënjimi i dashurisë", "Kënga e fundit" janë përshtatur si skenarë filmash. Ai jeton në Karolinën e Veriut me familjen e tij.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe400
ISBN9789928000637
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiHasan Bregu