I ri Gjysmemolle Shiko më të madhe

Gjysmemolle

Matteo Bussola BDI0703

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një ditar delikat i edukimit sentimental, që fotografon adoleshencën dhe tërë ndryshimet e saj, një roman për dashuritë e para, por edhe për brishtësinë e ngurrimin nga frika. Sepse nuk ka rëndësi nëse je djalë apo vajzë, nëse trupi po të ndryshon dhe kjo të trullos, e rëndësishme është që të (ri)fillojmë të shohim njëri-tjetrin në sy. Ajo që zgjedhim të shohim, do të varet vetëm nga ne.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366887

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu. Por edhe Markoja ka ca kohë që diçka ndien për Violën, por janë shokë prej vitesh dhe dihet se, kur i thua dikujt "se e ke qejf", gjërat ndryshojnë dhe jo gjithmonë për mirë.

Dhe kur i kupton këto ndjenja të reja, atëherë kur gjithçka duhej të ishte e thjeshtë dhe e bukur, gjërat nisin e ndërlikohen. Befas, Markoja është dhe nuk është më shoku yt?! Si e kupton ndryshimin? Si i flet të njëjtit njeri me një zë të ri? Me çfarë sysh e shikon? Si ta kapërcesh atë pengesë gjigante të sikletit dhe keqkuptimit, pa u kthyer edhe një herë nga e para?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe124
ISBN9789928366887
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAna Sheldia
RomanRomancë&Pasion