Jane Austen PE0456
Libër i ri
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.
498 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928371607 | |
Tri motra humbasin të atin dhe gjenden ngushtë ekonomikisht për shkak të makutërisë së kunatës së tyre. Një varg ndodhish të shkaktuara nga varfëria e papritur do të ndikojnë edhe në jetën personale të tyre, sidomos të dy motrave të mëdha.
Elinora dhe Mariana Deshud janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën. Mariana, e cila udhëhiqet nga zemra, bie kokë e këmbë në dashuri me një djalosh të pashëm, por aspak të qëndrueshëm, gjithnjë në kërkim të një vajze me prikë. Ajo shpërfill krejtësisht paralajmërimet e së motrës, Elinorës që, me natyrën e vet tejet të përmbajtur, përpiqet të fshehë zhgënjimet e veta romantike edhe nga njerëzit e saj më të afërt.
Përmes përvojave të tyre paralele të dashurisë, vajzat piqen dhe mësojnë të pajtojnë arsyen dhe ndjenjën, në përpjekje për të gjetur lumturinë në një shoqëri ku statusi dhe paratë qeverisin edhe dashurinë.
Kjo vepër satirike, e shkruar me ndjenjë e humor të hollë, konsiderohet sot e kësaj dite një gur themeli i letërsisë botërore, prandaj dhe është ekranizuar shumë herë për kinemanë dhe televizionin.
Kritika
Gruaja-rrëfimtare përshkruan egërsinë e botës mashkullore që bëhet gardh qark parasë, që ka frikë nga ndryshimi, jeton e zhytur në përtaci, lufton me kotësinë, e sheh punën si degraduese. E mbi të gjitha, hedh një vështrim të kthjellët mbi gjendjen femërore, mbi betejën mes grave për të fituar burra e para.
Elena Ferrante
Në thelb, “Arsye dhe ndjenjë” trajton mënyrën se si individët ndërtojnë një jetë plot kuptim në një botë thellësisht të padrejtë. Pikëpyetjet e romanit dalin në pah nga dallimet e mendimeve dhe stilit të jetesës mes dy heroinave motra.
Literary Hub
“Arsye dhe ndjenjë” është një libër i shkruar mirë, me personazhe realiste, të skicuara dhe formuara më së miri, si dhe me një subjekt shumë të këndshëm, i gjatë aq sa duhet për ta mbajtur gjallë interesin e lexuesit pa e lodhur.
Critical Review (shkurt, 1812)
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 478 |
| ISBN | 9789928371607 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Erdi Ibro |
| Roman | Romancë&Pasion |
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Jane Austen dhe vepra e saj Krenari dhe paragjykime nuk janë vetëm një prurje e re në shqip për lexuesit, por edhe një margaritar në arritjet më të mira të letërsisë së huaj në gjuhën tonë. Ky roman është një mundësi interesante për të njohur Anglinë e asaj kohe dhe personazhet e saj
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel
Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.
"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
Per te gjithe lexuesit qe jane pasionuar pas Xhejn Er, ne ju rekomandojme edhe dy kryevepra te tjera nga autorja e famshme Jane Austen: Ann Eliot, - hedhur ne qarkullim nga Living dhe “Bindja”, hedhur ne qarkullim nga Pegi, - te cilet i kemi bere bashke ne nje set per dhurate tek ata lexues qe e duan letersine e Austen ose duan te kuptojme me mire boten e...
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Pride and Prejudice, which opens with one of the most famous sentences in English Literature, is an ironic novel of manners. In it the garrulous and empty-headed Mrs Bennet has only one aim - that of finding a good match for each of her five daughters. In this she is mocked by her cynical and indolent husband. With its wit, its social precision and, above...
Jane Austen teased readers with the idea of a 'heroine whom no one but myself will much like', but Emma is irresistible. 'Handsome, clever, and rich', Emma is also an 'imaginist', 'on fire with speculation and foresight'. She sees the signs of romance all around her, but thinks she will never be married.
Emma by Jane Austen is a classic romantic novel about self-discovery and misunderstandings. The story follows Emma Woodhouse, a clever and confident young woman who enjoys matchmaking for her friends. However, her attempts to arrange romances often lead to confusion and unexpected consequences. As Emma navigates friendships, love, and social class in the...
Now on Netflix! Jane Austen's wickedly satirical final novel, starring Dakota Johnson, Henry Golding and Richard E. Grant.