Zgjedhja Shiko më të madhe

Zgjedhja

Nicholas Sparks BOT0208

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.

Më shumë detaje

300 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789995611895

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Trevis Parkeri ka gjithçka që një njeri mund të dëshirojë: një profesion që e adhuron, miq besnikë, madje edhe një shtëpi buzë oqeanit në provincën e Karolinës së Veriut. Duke ndjekur një stil të mirë jetese, shëtitje me varkë, not dhe festa të shpeshta me miqtë e tij të ngushtë, ai ka bindjen e mjegulllt se një marrëdhënie serioze me një femër vetëm do të ndërlikojë stilin e tij të jetesës. Derisa Gebi Holand do të bëhet fqinja e tij.Megjithë përpjekjeve të tij për të qenë fqinjë të mirë, flokëkuqja tërheqëse mban mëri ndaj tij... dhe prania e të dashurit të saj prej vitesh nuk e ndihmon. Megjithatë, Trevisi nuk resht së përpjekuri që të bëjë për vete fqinjën e tij të re dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme do t'i çojnë ata të dy në pragun e një udhëtimi që as mund ta kenë parashikuar. Duke na përfshirë në plot ngjarje të dashurisë së të rinjve, martesës dhe familjes, "Zgjedhja" në fund të fundit na ballafaqon me pyetjen që ë copëton më shumë zemrën: Sa larg duhet të shkoni për të mbajtur gjallë shpresën e dashurisë? Mbi autorin Nicholas Sparks është një nga romancierët më të adhuruar në botë, një autor me mbi 50 milionë kopje librash të botuar në mbarë botën. Të gjithë librat e tij, duke përfshirë "Tre javë me vëllain tim", biografia e shkruar me vëllain e tij, Micah, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Disa nga librat e Nicholas Sparks si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharrueshme", "Ngadhënjimi i dashurisë", "Kënga e fundit" janë përshtatur si skenarë filmash. Ai jeton në Karolinën e Veriut me familjen e tij.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe408
ISBN9789995611895
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdlira Keta