I ri Dieta e pasionit Shiko më të madhe

Dieta e pasionit

Nancy Barone PE0462

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.

Më shumë detaje

1091 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371690

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Erika Kanteli ndihet shumë e rënduar, por kjo nuk ka aspak lidhje me kilet e tepërta që po mundohet të heqë. Në pamje të parë, ajo përcjell një imazh mbresëlënës, ku shkrihen në një gruaja me një karrierë të suksesshme, bashkëshortja ideale dhe nëna e jashtëzakonshme me dy fëmijë të mrekullueshëm.

Në realitet, nuk i mjafton as ditë-nata e plotë për të përmbushur gjithë detyrat, ka një bashkëshort që ekziston vetëm si barrë në jetën e saj, mezi e nxë fustani i masës njëzet dhe i vetmi burrë që i shfaq ngrohtësi është shoku i saj i ngushtë gay.

Mes zemërimit dhe mllefit, Erika ëndërron të heqë qafe të shoqin, që është gjithnjë e më shpërfillës ndaj saj e familjes. Kjo dhe ëndrra me sy hapur për Xhulianin, një burrë tmerrësisht i pashëm dhe mrekullisht i vëmendshëm ndaj saj, do ta ndihmojnë të mos çmendet.

Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?

Kritika

Personazhi i Erikas është vërtet tërheqës. Libri trajton çështje serioze, si: divorci dhe ndikimi i tij mbi fëmijët. Ky është një libër i mrekullueshëm me një mesazh të këndshëm për këdo që ka ëndrra për t'u ndjekur. Lexim i përsosur për pushime!

Writing Tips Oasis

Një libër që nuk do ta lëshoni nga dora, rrëmbyes dhe plot humor inteligjent.

The Bashful Bookworm

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe382
ISBN9789928371690
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMalvin Zaimi
RomanRomancë&Pasion