I ri Te dua Chanel Shiko më të madhe

Te dua Chanel

Daniela Farnese BLV0179

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pas suksesit të librave “Femrave u pëlqen e kuqja” dhe “Rruga Chanel Nr. 5” rikthehet në shqip shkrimtarja italiane Daniela Farnese me romanin e saj “Të dua Channel”

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928338709

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Stili i saj pushtoi botën.

Klasi i saj arriti majat.

Më në fund Etieni dashurohet dhe pikërisht me atë. Pas shumë zhgënjimeve, duket se ka ardhur koha për dashurinë e vërtetë dhe Rebeka është gati të transferohet në Paris.

Atje e pret një shtëpi luksoze, një punë entuziazmuese si planifikuese dasmash dhe një bashkëjetesë ëndrrash.

E pasionuar pas fustaneve të zeza, të ngushta dhe qëndrimit drejt në majë të takave të larta, Coco-ja moderne, tashmë e sigurt në vetvete, është e dashuruar marrëzisht dhe gati për t’u përballur me të ardhmen e ndritur.

Po çfarë ndodh nëse krejt papritur, kur gjithçka duket se shkon vaj, në jetën e Etienit rishfaqet një e shkuar e errët dhe sidomos nëse ajo e shkuar ka masën 38, është elegante dhe duket si një aktore franceze e filmave pa zë?

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Coco-ja duhet të përballet edhe me një mëtues të bukur si Perëndi dhe një baba që kërkon të rifitojë dashurinë e së bijës pas shumë vitesh.

Mes pastiçerive me aromë brioshi, dollive nëpër bistro në shoqërinë e Elodisë dhe bisedave fjalëshuma me miq të besuar, Coco-ja do të përpiqet sërish të realizojë ëndrrën e saj për dashurinë e vërtetë, sepse asgjë dhe askush nuk mund ta bindë për të kundërtën: fundi i lumtur i vërtetë duhet të jetë përgjithmonë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe266
ISBN9789928338709
Titulli origjinalI love Chanel
RedaktoriArtemisa Bushi, Pranvera Palushi
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15.2 x 22.8
PërkthyesiMesila Kërkeshi
RomanRomancë&Pasion