Pranvera e ëndrrave Shiko më të madhe

Pranvera e ëndrrave

Nicholas Sparks BOT0870

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ndërkohë, Kolbi Mills niset në një udhëtim krejt tjetër, por që të mban zemrën pezull gjithashtu. Ai drejton fermën e vogël të familjes, që ndodhet në Karolinën e Veriut. Kur i jepet rasti, ai pranon një angazhim të përkohshëm si muzikant në një lokal në St. Beach, në Florida, ku ai takohet me Morgana Linë dhe jeta e tij ndryshon papritmas.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006707

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Jo gjithmonë e zgjedhim vetë rrugën e jetës; ndonjëherë na zgjedh ajo neve...

Pasi largohet nga bashkëshorti i saj abuzues, bashkë me Tomin, të birin e saj gjashtëvjeçar, Beverli përpiqet të krijojë një jetë të re në një qytet të vogël. Pavarësisht nga liria e sapofituar, Beverli është gjithmonë vigjilente: krijon një të kaluar që nuk ka ekzistuar asnjëherë, maskohet sa herë del jashtë shtëpisë dhe merret me punë të ndryshme shtëpiake për të mbytur gjendjen e ankthit që e ka pushtuar. Kur Tomi fillon t’i thotë se çdo natë dëgjon dikë që ecën mbi çatinë e shtëpisë dhe e thërret në emër, Beverli merr një vendim të dëshpëruar...

Ndërkohë, Kolbi Mills niset në një udhëtim krejt tjetër, por që të mban zemrën pezull gjithashtu. Ai drejton fermën e vogël të familjes, që ndodhet në Karolinën e Veriut. Kur i jepet rasti, ai pranon një angazhim të përkohshëm si muzikant në një lokal në St. Beach, në Florida, ku ai takohet me Morgana Linë dhe jeta e tij ndryshon papritmas.

E bija e një çifti mjekësh të pasur nga Çikago, Morgana sapo ka mbaruar studimet e saj për muzikë në një kolegj prestigjioz dhe ambicia e saj është të transferohet në Nashville dhe të bëhet yll i muzikës pop. Në aspektin romantik dhe atë muzikor, ajo dhe Kolbi plotësojnë njëri-tjetrin në një mënyrë që asnjërit prej tyre nuk ua kishte marrë mendja.

Gjatë një jave të vetme të paharrueshme, dy të rinjtë do të përjetojnë lumturinë dhe vuajtjen e dashurisë së parë. Qindra kilometra larg, Beverli do të vërë në provë dashurinë e saj për të birin. Dhe fati do t’i bashkojë këta tre njerëz... në një rrjet lidhjesh të destinuara për t’ua ndryshuar jetën... duke e detyruar gjithsecilin të pyesë veten nëse ëndrra për një jetë më të mirë mund t’i mbijetojë ndonjëherë apo jo peshës së të shkuarës.

Të dhëna

Faqe408
ISBN9789928006707