Kuvendimet Shiko më të madhe

Kuvendimet

Rumi A-008339

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928292247

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mos ia thoni askujt, veç të urtit... do të ishte e mundur të shkruhej te shumë thënie të tij. Po, madje edhe më tepër se kaq, ai thotë se fjala e urtë i vjen deridiku në masën e aftësisë përthithëse të dëgjuesve të tij. ...Kur Mevlana flet për këtë botën tonë, ai e thotë shpesh (gjë që e bën rrallë në poezinë e tij) se kjo botë është e ndërtuar mbi shpërfillje dhe harresë. Natyrisht që këtu mbështetet në një hadīth, sipas të cilit bota do të rrënohej, po të mos ishin budallenjtë, sepse janë pikërisht këta që merren me kënaqësi e me punë tokësore dhe që kujdesen për të mos u shpopulluar kjo botë – sikur të gjithë të përmalloheshin për Zotin, askush nuk do të merakosej për këtë botë. Sikurse thotë ai: bota është si shkumë në oqeanin e pafundmë të Zotit, ndërkohë që ka disa njerëz, që e shtyjnë kohën për ta mbajtur në rregull këtë shkumë. Pra, siç e shohim, Rumi është pragmatist. Bota është këtu, ngaqë Zoti e ka krijuar si vend për shpërfaqjen e Tij, dhe Ai do që ajo të vazhdojë të ekzistojë. ...Po ku qëndron njeriu në këtë botë të krijuar nga Zoti? Mevlana e ka karakterizuar atë me shumë humor si dikush tek i cili krahët e engjëllit i kanë lidhur me bishtin e gomarit (Kap. 26) – ai qëndron mes instinkteve kafshërore dhe dëlirësisë engjëllore, as shpirt i kulluar si engjëlli, as instinkt i kulluar si kafsha, por vazhdimisht në luftë kundër cilësive të tij të ulëta, teksa, si engjëlli ashtu edhe djalli shpresojnë që ta tërheqin nga vetja. Hadīthi: “Kjo botë është arë për jetën e përtejme” i jep Mevlanës shkas për të përfytyruar metaforën e shpërblimit dhe ndëshkimit të veprave njerëzore. Mos vallë do të korret elb, nëse është mbjellë grurë, apo anasjelltas? Varet prej njeriut që ta punojë mirë arën e tij në këtë botë me synimin që të marrë të korrura të bollshme në jetën e përtejme. ...Për sa kohë që rrënja të jetë në rregull dhe të ujitet, ajo do të japë frute të mira, ama trungu duhet të jetë i patundur – vetëm frutat mund të lëvizin në majat e degëve, që janë afër diellit dhe erës, atje ku, duke u trandur si njerëzit e përshpirtshëm, përjetojnë procesin e pjekjes, duke kaluar nga idhtësia në ëmbëlsi (thua se po nxiton duke vrapuar në atë drejtim, thotë njëherë Rumi për rrushin e papjekur që kërkon të piqet e të bëhet i zi sa më shpejt që të jetë e mundur). Nëse fruti është pjekur dhe është bërë i ëmbël, atëherë nuk ka më kthim mbrapa: synimi është arritur, ai synim për hir të të cilit ekziston e gjithë pema.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe360
ISBN9789928292247
Titulli origjinalFihi ma fihi
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErvin Lani