I ri Vdekja e Omerit Shiko më të madhe

Vdekja e Omerit

Adil Olluri A-008846

Libër i ri

11110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354709

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Leximi i nje romani pa një vije të njëtrajtshme rrëfimi është i lodhshëm, sepse këndonjësi përtestar kërkon që ta kete nje fillim të qartë, një mes të ngjeshur dhe një fund të sqarueshëm.

Por, autori real i ketij tregimi të gjate refuzon kategorikisht qe te shkruaj për këtë lexues që ka kërkesa që çdo gjë në një krijim artistik të jetë e ndërlidhur, çdo gjë të jetë e sqarueshme, hallkat e rrëfimit të jenë të ndërlidhura zinxhirshëm mes vete, dhe romani të ndertohet dhe të funksionojë si një mekanizem i patemete.

Autori i njëmendtë i këtij tregimi të gjatë i ka dhënë vetes urdhër të prerë të qe te flase e te shkruaj për ngjarje, ndodhi, si për një ëndërr të parë apo të treguar nga dikush.

E ka urdhëruar veten të shkruaj e te flasë sikur eshte duke e zberthyer një të fshehtë, të flasë e të shkruaj sikur është duke udhëtuar në një qiell të mbuluar teresisht nga rete, ku nuk shihet qartë as dielli lart e as toka poshtë.

E ka bërë me kast që këndonjësi pertestar te mos ndihet komod, por t'i shpërndaje retë që ia mbulojne pamjet dhe të përpiqet ta shoh diellin lart apo tokën poshtë reve.

Lexuesi duhet te perpiqet në dy rrafshe, ose të shkojë lart për ta parë diellin ose të ulet poshtë për ta parë tokën e mbuluar, përndryshe do të mbetet i ngujuar mes reve.

 

Të dhëna

Faqe142
ISBN9789928354709
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik