I ri Mbi re roze dhe te kaltra Shiko më të madhe

Mbi re roze dhe te kaltra

Iva Musaraj A-005517

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Mbi re rozë dhe të kaltra" është përmbledhja më e re me përralla e autores Iva Musaraj. Plot 22 përralla rrëfehen për vogëlushët e moshës 3-6 vjeç, shoqëruar me ilustrime me ngjyra fantastike.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306138

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky është një libër për ata që rrotullojnë botën tonë, rreth botës së tyre. Është për fëmijët. Fundviti që lamë pas, por edhe ky që erdhi ishte i vështirë për të gjithë, por sidomos për fëmijët. Ndaj le t’ua zbukurojmë botën me libra dhe përralla.

Nënat, gjyshet, gjyshërit dhe baballarët, dadot, tezet e hallat, të cilët do t’ua lexojnë dhe do të udhëtojnë tok nëpër kohë, shoqëruar nga kapriçot, humori por mbi të gjitha do të mësojmë bashkë se si të sillemi me ta, por edhe fëmijët me ne.

Ky libër mban brenda 22 përralla edukative për djem dhe vajza. Me ilustrime te veçanta në akuarel, enkas për përrallat në brendësi.

Nëse mendoni se “makina e kohës” nuk funksionon, provoni të udhëtoni nëpër kujtimet e fëmijërisë, atëherë do të kuptoni që ajo është aty. Ka qenë gjithmonë.

                              

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe76
ISBN9789994306138
RedaktoriKlodiana Metani
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë