Nicolas Sarkozy A-005662
Libër i ri
Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy publikon librin me kujtime ku flet për jetën e tij si president i Francës, debatin për rikthimin në politikë, raprotet me të djathtën franceze dhe marrëdhëniet me bashkëshorten e tij Carla Bruni. Në këtë autobiografi Sarkozy hedh gjëmba edhe mbi ish-bashkëpunëtorët e tij, si ish-kryeministrin Fillon dhe lidhjet me botën e biznesit dhe politikës franceze.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994306060 | |
“Tërë jetën kam qenë me fat, me shumë fat, mbase edhe me tepër fat, kur mendoj ata që nuk kanë rrugë tjetër përveçse të përballen me zymtinë e një përditshmërie dëshpëruese dhe, shpeshherë, të dhimbshme. Nuk është se jeta m’i ka kursyer sprovat. Edhe unë kam pasur hisen time të dështimeve profesionale dhe personale. Madje më duket se ndonjëherë më është dashur ta paguaj shtrenjtë suksesin dhe famën. Porse asnjëherë, kurrën e kurrës, nuk e kam provuar se ç’është mërzitja.
Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t’u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di “përse“- në e kësaj prirjeje kaq të ngulitur brenda meje, të paktën kam pasur dëshirën për ta shpjeguar “sesi”- në e saj. Më është dashur shumë kohë përpara se të futem në këtë rrugëtim të një të vërtete që dua të jetë më e sinqerta e mundshme, ndonëse e di që ajo, për vetë natyrën e saj, do të jetë relative.”
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 344 |
| ISBN | 9789994306060 |
| Redaktori | Sejdin Cekani |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Arben Leskaj |
Shtepia botuese Dudaj sjell kujtimet e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, - nje reflektim i thelle per politiken franceze, per raportet me parardhesit dhe per sfidat e medha te drejtimit te nje vendi si Franca.
Nicolas Sarkozy, lindur më 1955, është një politikan francez që ka qenë President i Republikës së Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u rrit në një familje me origjinë hungareze dhe greke, gjë që ndikoi në këndvështrimin e tij për botën.