I ri Vera e brenges se madhe Shiko më të madhe

Vera e brenges se madhe

Martina Guga BD0602

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.

Më shumë detaje

495 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994300587

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një ditë të bukur, mbesa kishte vendosur që të mos i bindet gjyshes, duke dalë nga shtëpia. Por, ky veprim kthehet në dramë për të dhe për familjen Vlorani dhe kohët e trishta të vitit 1997....

Vajza 4-vjeçare rrëmbehet nga disa mafiozë italianë dhe përfundon në vendin fqinj. Por, rastësisht, ajo shpëton nga duart e krimit falë një operacioni policie. Dhe vogëlushja Ava nis jetën e saj, fillimisht në jetimore dhe më pas birësohet nga një familje italiane.

Por, çfarë ndodh me gjyshen? Po me prindërit e saj?

Kur e kupton Ava se ishte e birësuar dhe e kishte origjinën nga Shqipëria?

A do t’i gjejë ajo prindërit e saj?

Po ngjarje të tjera, që pasojnë këtë roman mister, - të shkruar në mënyrë të pazakontë nga një vajzë e lindur për të rrëfyer romane misterioze...

PËRSHTYPJE

Duke e lexuar prozën e shkurtër të Martina Gugës, me titull ngacmues e të gjetur “Vera e brengës së madhe”, të krijohet përshtypja se nuk ke të bësh me prozën e parë artistike të një vajze në moshë të re, por të dikujt që e ka provuar penën edhe shumë herë më parë.

Novela përshkohet nga një ndjenjë e fortë realizmi dhe shquhet për një sensibilitet të prekshëm ndaj problemeve sociale të një vendi në tranzicion, siç është Shqipëria.

Një ndër dramat e fuqishme ka qenë ajo e fëmijëve të shkëputur e të larguar nga gjiri i familjeve të tyre, siç është edhe rasti i Avës, por edhe emigracioni në vende të huaja, kryesisht ato fqinje, Greqi e Itali. Përshkrimet e dendura që has në novelë të japin të kuptosh se autorja është një vëzhguese e kujdesshme e mjedisit, çka e ndihmon atë që me një dorë të sigurt të ndërtojë skena të ndryshme dhe t’i vendosë ato në funksion të rrethanave dhe të situatave që kalon heroina e saj kryesore, Ava.

Edhe pse ndërtohet mbi një zinxhir ngjarjesh tragjike - vepra ka një theks të fortë optimist dhe përcjell te lexuesi një ndjesi pozitive për jetën dhe të ardhmen.

Virgjil Muçi, shkrimtar

Të dhëna

ISBN9789994300587
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori