I ri Besnikeri Shiko më të madhe

Besnikeri

Marco Missirioli A-005078

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me një stil të shkruari të gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj. “Ç’fjalë e gabuar, dashnor! Ç’fjalë e gabuar, tradhti!”. A jemi të sigurt se t’i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo sprapsje të ishte në fakt tradhti ndaj natyrës sonë më të thellë?

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306046

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Besnikëria është një spirancë që nuk e lejon shtrëngatën të na marrë me vete, por edhe pasqyra ku çdo ditë kërkojmë veten me shpresë që ta njohim atë.

Marco Missirioli e rrëfen duke shkuar në zemrën e personazheve të tij: ai, ajo, tjetra, dhe tjetri. Vetja jonë. Përgatituni të lexoni historinë tuaj.

Keqkuptim”, kështu e quajnë Karloja dhe Margarita dyshimin që ciflosi sipërfaqen e martesës së tyre. Karloja ishte pikasur në banjën e universitetit bashkë me një studente: “U ndie keq, thjesht shkova e ndihmova”, i tregon rektorit, kolegëve, të shoqes, dhe Sofia pohon rrëfimin e tij.

Margarita dhe Karloja nuk janë një çift në krizë, mirëkuptimi dhe afrimiteti i tyre s’ka të sharë, pavarësisht lojës së rrezikshme mes çarçafëve. Fjalët e thëna mes tyre përvëlojnë prush, po ashtu edhe veprimet. Mund të përkufizohen si të lumtur. Por ajo tradhti e hamendësuar, atij i shndërrohet në obsesion, dhe kthehet në një alibi të fuqishme për fantazitë e së shoqes.

Në një Milano shpuzë të gjallë, mes rrugëve të vjetra të treguara nga Buzzati dhe rrokaqiejve të rinj që çajnë horizontin, dhe një Rimini ku ende gjëllin ndjenja poetike e kohëve tona, tregimi bëhet aq intim sa të mban frymën pezull.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe232
ISBN9789994306046
RedaktoriArlinda Hovi Dudaj
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori