I ri Kolone zanore Shiko më të madhe

Kolone zanore

Rezarta Reçi A-000851

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja Rezarta Reçi vjen para lexuesit me një roman, - i konsideruar si befasi në raport me tematikën që sjell, mjeshtrinë e përdorimit të teknikave rrëfimtare, depërtimet psikologjike dhe gjuhën e gjallë që përdor gjatë rrëfimit

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221520

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Libri “Kolonë zanore” është një befasi letrare, dhe për plotësinë dhe shtrirjen e elementeve artistikë dhe të forcës shprehëse artistike dhe psikologjike që përmban, mund ta quash pa droje roman.

Libri sjell një temë të re interesante në letërsinë tonë moderne dhe një këndvështrim të ri dhe origjinal në raportin e përjetshëm, githmonë në lëvizje dhe ende i pazbërthyer, midis dashurisë dhe seksit.

Është një enigmë letrare, poetike, filozofike dhe shpirtërore ende e pashtjelluar në mënyrë shteruese, sepse misioni i artit dhe i letërsisë nuk jep asnjëherë zgjidhjen e fundit apo përfundimtare.

Përtej dilemës “dashuria apo seksi”, ngrihet dilema më e madhe e fatit të njeriut, se kush duhet të vendosë për jetën e tij, për ndjenjat e tij, për trupin e tij, për zgjedhjet e tij, për bashkëudhëtarët e përkohshëm apo të përhershëm të tij.

Autorja vjen si një njohëse e jashtëzakonëshme e shpirtit njerëzor dhe e kompleksitetit psikologjik dhe subkoshient të njeriut dhe sidomos të femrës, dhe me artin e saj të sinqertë dhe të fuqishëm shprehës, shpërthen në një kohë të pakohë, duke i dhenë letersisë një roman që i ka munguar.

Shaban Murati

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe128
ISBN9789928221520
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë