Cmim i reduktuar! Komercializimi i shkollimit Shiko më të madhe

Komercializimi i shkollimit

Grup autorësh A-005983

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si komercializim.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fondacioni Henrietta Leavitt
ISBN9789928454331

1 140 Lekë

-24%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Qëllimi është të diskutojmë dhe reflektojmë se çfarë ndodh me misionin e shkollimit dhe synimin që kemi projektuar ne si shoqëri për të ardhmen e fëmijëve, në çastin kur këto parime fillojnë të zbatohen në shkolla njësoj si në treg, çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë, duke vendosur theksin në domosdoshmërinë e njohjes ndërmjet dallimeve konceptuale treg dhe shkollë-treg.

Autorët bëjnë apel, direkt dhe nëpërmjet rreshtave, për domosdoshmërinë e njohjes, në teori dhe praktikë, të problemeve që shoqërojnë komercializimin e shkollës.

Libri është konceptuar në formën e një antologjie, ku përfshihen artikuj nga profesorë të huaj dhe shqiptarë. Autorët janë zgjedhur me kujdes, duke bërë pjesë të mendimit për çështjet e trajtuara, disa nga profesorët dhe studiuesit më të mirë të fushës.

Në këta artikuj, konceptet komercializim dhe komodifikim shtjellohen në aspektin historik, filozofik dhe aktual. Një vend i veçantë u kushtohet përvojave me komercializimin e sistemit shkollor të disa vendeve të ndryshme, përfshirë atë edhe në vendin tonë, krahas edhe sugjerimeve për përmirësimin e kësaj situate.

Libri ndahet në tri pjesë. Artikujt e përfshirë në pjesën e parë fokusohen në rrafshin teorik të komercializimit dhe komodifikimit, në pjesën e dytë këto probleme trajtohen në peizazhin shqiptar, ndërsa në pjesën e tretë përmbajtja pasurohet me refleksione për dy libra që trajtojnë çështjen e komercializimit.

Përmbajtja

Zenun Mulaj

          Shkolla si treg

          Parathënie

Valbona Nathanaili

          Rezistenca ndaj komercializimit të shkollimit, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e           sistemit

          Në vend të hyrjes

Pjesa I ARTIKUJ

Steve Fuller

          Rreth komodifikimit dhe progresit të dijes në shoqëri

Randall Curren & J. C. Blokhuis

          Prima Facie Case kundër shkollimit në shtëpi

Colin Crouch

          Komercializim apo edukim qytetar: rasti i arsimit

Steve Fuller

          Kapitalizmi dhe dija: Universiteti ndërmjet komodifikimit dhe sipërmarrjes

Murat Akyıldız & Adem Tekinay    

          Komercializimi i arsimit të lartë, si pjesë e procesit të globalizimit dhe zbatim i qasjes së           orientuar ndaj klientit

Gary Anderson & Michael I. Cohen

          Ripërkufizimi i identitetit të mësuesit dhe të drejtuesit: korniza për studimin e           profesionalizmit dhe rezistencës së re të mësuesve

Valbona Nathanaili

Politika, politika arsimore dhe vlera. Analizë bazuar në literaturë

Pjesa II PEIZAZHI SHQIPTAR / ARTIKUJ

Alberto Frashëri

          Roli themelor i sistemit publik të edukimit për demokratizimin e shoqërisë. Rilindja           identitare dhe kulturore e kombit

Valbona Nathanaili & Arsim Sinani         

          Edhe nëse është e thyer, nuk do të thotë se ka nevojë për komercializim. Rasti i           Shqipërisë në paralele me Kosovën

Valbona Nathanaili

Universitetet private dhe publike në Shqipëri - procesi i pranimeve dhe faktorë që marrin studentët në konsideratë në zgjedhjen ndërmjet tyre

Valbona Nathanaili, Mimoza Hafizi, Tatjana Mulaj, Polikron Dhoqina

          Letër me propozime për politika dhe aksione. Në përfundim të takimeve konsultative me           pedagogë, mësues dhe drejtues të profilit fizikë (janar - maj 2019)

Pjesa III REFLEKTIME RRETH LIBRAVE

Steve Fuller                   

          Për librin: “Shkenca në pazar. Privatizimi i shkencës amerikane”/ Autor Philip Mirowski

Gary Anderson   

          Për librin: “Menaxhimi i ri publik dhe reforma në arsim. Leksione evropiane për politika           dhe praktika”/ Zgjodhën dhe përgatitën për botim: Helen M. Gunter, Emiliano Grimaldi, David Hall & Roberto Serpieri

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe272
ISBN9789928454331
RedaktoriAndrea Nathanaili
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiValbona Nathanaili