I ri Cmim i reduktuar! Modele suksesi per biznesin Shiko më të madhe

Modele suksesi per biznesin

Grup autorësh A-005057

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Amazon dhe Nike janë dy prej kompanie ndërkombëtare më të suksesshme në botë, të cilat jo vetëm janë modele për tu ndjekur por janë edhe burim frymëzimi për shkak të historisë së themeluesve të tyre, Jeff Bezos dhe Phil Knight. Për këtë arsye këtë set librash ua kemi dedikuar njerëzve të sipërmarrjes në Shqipëri.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

2 700 Lekë

-10%

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. “Te shesesh gjithcka: Jeff Bezos dhe epoka e Amazon” nga Brand Stone

https://bukinist.al/sq/biografi/9535-te-shesesh-gjithcka-jeff-bezos-dhe-epoka-e-amazon.html

Ky libër sjell historinë e thelluar të Amazon-it, një prej kompanive më të suksesshme globale, e drejtuar nga themeluesi briliant, Jeff Bezos. “Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë. Ky botim është zgjedhur si “Libri më i mirë i biznesit i vitit 2013” nga Financial Times dhe Goldman Sachs.

2. Shitesi i kepuceve

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën $30 miliard.

Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.

Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi.

Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe.

Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese.

Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Boëerman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë.

Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë