I ri Shitesi i kepuceve Shiko më të madhe

Shitesi i kepuceve

Phil Knight A-002782

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit e themeluesit të kompanisë Nike. Udhëtim i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund dhe dashurinë.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265173

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I ri në moshë, kureshtar, dhe i sapo diplomuar në biznes, Phil Knight mori pesëdhjetë dollarë borxh nga babai dhe themeloi një kompani me një mision të thjeshtë: të importonte këpucë sportive me cilësi të lartë dhe kosto të ulët nga Japonia.

Knight i shiti këpucët nga bagazhi i makinës së tij Plymouth Valiant, dhe në vitin e parë, në 1964-ën, arriti të ardhura bruto prej tetëmijë dollarësh. Sot, shitjet e kompanisë Nike e kalojnë vlerën $30 miliard.

Në këtë epokë start-up-esh, kompania Nike e Knight-it është standardi i artë, dhe logoja e saj është simbol i elegantes dhe madhështisë, një nga ikonat e pakta që njihen menjëherë në çdo cep të botës.

Por Knight ka qenë gjithnjë misterioz. Tani, në këtë autobiografi të habitshme, modeste, pa filtra, me humor, dhe të gdhendur bukur, ai tregon më në fund historinë e tij. Gjithçka nis me një moment tipik udhëkryqi.

Njëzetekatër vjeç, duke udhëtuar me një çantë shpine përmes Azisë, Europës dhe Afrikës, në luftë me Pyetjet e Mëdha të jetës, Knight vendos se rruga e pashkelur është e duhura për të. Në vend që të punojë për një korporatë të madhe, ai do të krijojë diçka të tijën, diçka të re, dinamike, dhe ndryshe.

Knight tregon në detaj rreziqet tmerruese me të cilat është përballur përgjatë rrugëtimit, vështirësitë dërrmuese, konkurrentët e pamëshirshëm, ata që hidhnin hije dyshimi dhe e kritikonin, bankierët armiqësorë, si dhe triumfet emocionuese.

Mbi të gjitha, ai kujton marrëdhëniet themelore që krijuan zemrën dhe shpirtin e kompanisë Nike, me ish-trajnerin e tij gjaknxehtë dhe karizmatik, Bill Bowerman, dhe me punonjësit e tij të parë, një grup i çorganizuar jokonformistësh dhe intelektualësh, që shpejt u kthyen në vëllezër të çmendur pas kompanisë.

Së bashku, duke shfrytëzuar fuqinë elektrizuese të një vizioni guximtar dhe besimin e përbashkët te fuqia shpëtuese dhe transformuese e sporteve, krijuan një brand dhe një kulturë, që ndryshoi gjithçka.

VLERESIME

“Libri më i mirë që kam lexuar vjet... Phil është një tregimtar i talentuar”.

—WARREN BUFFETT

“Një kujtesë e sinqertë se si duket në të vërtetë rruga drejt suksesit në biznes... një rrëfim i mahnitshëm”.

—BILL GATES, një nga librat e tij të preferuar të vitit 2016

“Një sagë e mrekullueshme e inovacionit, mbijetesës, dhe triumfit”.

—ANDRE AGASSI

“Udhëtimi i një heroi të jashtëzakonshëm, një rrëfim epik për besimin, vendosmërinë e pashembullt, ekselencën, dështimin, triumfin, mençurinë e fituar me mund, dhe dashurinë. Është veçse një mrekulli që Nike ekziston”.

—LISA GENOVA, autore bestseller e “New York Times” për librat “Still Alice” dhe “Inside the O’Briens”

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe494
ISBN9789928265173
Titulli origjinalthe Shoes maker
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami