Karpa Shiko më të madhe

Karpa

Martin Camaj BO0109

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Personazhi i tipit kulturor “karpatik” sendërtohet mbi dy shtylla; njëra historiko-gjuhësore dhe tjetra antropologjike që i jep shtysë të brendshme instiktive për të ruajtur llojin, zakonet, traditat dhe për tu përshtatur me botën përreth. Këtë bosh rrok romani, një prej veprave më të arrira artistikisht nga Martin Camaj

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687717

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën antropologjike, që i jep mundësinë të shfrytëzojë prirjen kulturore primitive e instiktive të shqiptarëve për ruajtjen e llojit, urtësinë e tyre të lashtë zakonore, aftësinë e tyre arkaike për t'u përshtatur me çdo kusht, me fjalë të tjera, botëkuptimin e tyre që ndër shekuj ia kishte kalitur aq shumë shpirtin, sa i kishte bërë të paprekshëm nga rrjedha e historisë.

Bazuar në këto dy shtylla, Camaj ia doli të rrëfejë qoftë përvojën e vështirë të të mërguarit në kërkim të qendrës së humbur të rëndesës, qoftë edhe përvojën e shumë individëve të cilët, si shkëmbinj të ngulur në tokë, janë kredhur kokë e këmbë në anonimatin e bashkëkohësisë, e për këtë arsye janë ngurosur si fosile të palëvizshme dhe të pandjeshme ndaj rrjedhës së historisë.

E tillë është dhe kultura e tyre e egër dhe e padëpërtueshme: kokla traditash dhe kujtimesh që përsëriten prore, pa u cënuar sadopak nga moderniteti. Posaqë paradoksi kohor i Karpës nuk bazohet mbi kundërvënien mes epokave të ndryshme, a më mirë të themi, mbi kalimin shungullues nga e shkuara në të ardhmen dhe anasjelltas, por mbi sfidën ndaj çdo gjëje të rastësishme dhe jetëshkurtër, atëherë mund të themi se thelbi i atij paradoksi qëndron në përpjekjen për të paraqitur një kohë pa lëvizje, që fshin kundëvënien mes jetës dhe vdekjes.

Me këtë model antropologjik përkon tipi kulturor "karpatik", banori vizionar i një qyteti imagjinar, që Camaj e skalit mjeshtërisht, duke i kushtuar vëmendje të posaçme veçorive gjuhësore, tipareve të jashtme dhe natyrisht përcaktimit simbolik. Tek e fundit, nëse edhe Camaj, ashtu si Defoe, i besoi personazhit të tij detyrën "të rindërtojë" një botë që t'i ngjasojë atij, duke e lejuar të përdorë të gjitha mjetet e mundshme, përfshirë rrënojat dhe mbeturinat, siç mund të jenë copëzat kujtimeve dhe të mallit, ky qëllim nuk mund të arrihej veçse përmes krijimit të arij vendi ideal, imagjinar, magjik, origjinal ku njerëzit ëndërrojnë të lënë dëshirat e papërmbushura.

Prof. Dr. Matteo Mandalá

Të dhëna

Faqe298
ISBN9789995687717
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanPsikologjik