Tahar Ben Jelloun TO0261
Libër i ri
Me një talent të denjë për Një mijë e një net, Tahar Ben Jalloun na tërheq në një Marok tundues, ku ndërthuren dhuna, erotizmi, feja dhe magjia.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
Nata e Mëkatit, është pikërisht nata kur Zina u ngjiz. Shenja e parë e këtij mallkimi qe dita kur ajo lindi, ditë që shënjoi edhe vdekjen e gjyshit të saj.
Që prej asaj kohe, nga Fesi në Tanzhei, dëgjohen zëra që tregojnë legjendën misterioze të kësaj bukurosheje me sy të hirtë, e cila magjepste zemrat e burrave për t’i shkatërruar më pas.
Me një talent të denjë për Një mijë e një net, Tahar Ben Jalloun na tërheq në një Marok tundues, ku ndërthuren dhuna, erotizmi, feja dhe magjia.
“Atdheu ynë është një libër, një ëndërr sentimentale, një iluzion që qarkullon në shumë gjuhë.”
Tahar Ben Jelloun
“Me kurajën e saj erotike, me feminizmin dhe misticizmin e saj, Nata e mëkatit është një libër i pushtuar nga poezia.”
L’Express
Fragment nga Libri
E dua lirinë po aq sa jetën. Marr frymë vetëm kur jam e lirë, pa shtrëngime, pa detyrime sociale dhe familjare. Prindërit e mi e kanë kuptuar këtë gjë dhe më lënë të lirë të veproj sipas dëshirës. Nuk u shkaktoj telashe të mëdha përveç thashethemeve të komshinjve. Në këtë pikë, jam e huaj.
I thashë mamasë, që vështronte nga dritarja: “Më duket se kam rënë në dashuri!”. Ishte për të qeshur. Ishim njohur vetëm para një ore dhe unë shpallja se kisha rënë në dashuri me të. Kishte të ngjarë që ashtu po ndodhte: më fliste për dashuritë, zhgënjimet dhe vuajtjet e tij. Përdorte të njëjtat fjalë si femër. Më kapte dorën. Unë skuqesha. Nuk dëshiroja të shkoja më larg me të. Kërkoja diçka tjetër. E adhuroja, vetëm e adhuroja. Ishte një lloj turbullimi që vërtitej rreth tij. Nuk duhej kapërcyer caku. Intuita ime ishte e fortë. Jo seks me Hoze Luis de Leonin. Seksi nuk duhej ngatërruar me ndjenjat. Kisha emocione kur e takoja. Seksi do t’i shkatërronte. Tek ai më pëlqente prania, sharmi, delikatesa e gjesteve, njohuritë e tij kulturore.
| Faqe | 328 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 12 x 20 |
| Përkthyesi | Nonda Varfi |
| Roman | Sagë&Histori |
Një roman i shkruar me një stil të veçantë, me rrëfime ngjethëse për jetë njerëzish të fundosur në Mesdhe apo Atlantik, për varkëtarë (ose më mirë: tregtarë të dëshpëruarish) të pashpirt, që vetëm duan të mbushin xhepat duke sakrifikuar jetë njerëzore
Muhamedi ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun.
Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit “Vajza e rërës”.
Më 17 dhjetor 2010, Mohamed Buazizi i vuri zjarrin vetes duke u vetësakrifikuar. Kur ambulanca arriti në vendin e ngjarjes zjarri ishte shuar, por Mohamedi nuk kishte më asnjë ngjashmëri me një qenie njerëzore. Ky veprim radikal i tij ishte sinjali që lajmëroi fillimin e Revolucionit Jasemin në Tunizi.
Ajo ishte si të gjitha moshataret, as shumë e urtë, as shumë ngatërrestare, por kishte sy të mëdhenj, që lëshonin një dritë të ëmbël dhe vezulluese.
"Një fëmijë është kureshtar. Ai bën shumë pyetje dhe pret përgjigje të sakta dhe bindëse. Nuk bëhen hile me pyetjet e një fëmije. Kur po më shoqëronte në një manifestim kundër një projektligji për emigracionin, vajza ime, dhjetë vjeçe, më pyeti për racizmin. Ne biseduam gjatë. Fëmijët janë në gjendje të të kuptojnë më mirë se kushdo tjetër se njeriu nuk...
Një sagë e fuqishme, që përfshin tre breza, midis Dakarit, Fesit dhe Tanzherit, “Martesa për qejf” është gjithashtu edhe një roman i madh për dashurinë.
Një skenarist nga Tanzhei zbulon se pagjumësinë e tij kronike mund ta mposhtë duke vrarë. E para që e pëson është nëna e tij plakë. Por qetësia dhe netët me gjumë, që ai fiton nga vrasjet, janë të përkohshme. Në krye të një viti ai është në kërkim të një viktime tjetër.