Hija e eres Shiko më të madhe

Hija e eres

Carlos Ruiz Zafón BDI0089

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në Barcelonën e pasluftës, Daniel Sempere, ende fëmijë, mrekullohet nga Varreza e Librave të Humbur. Në raftet e panumërta ai tërheq një libër: "Hija e erës" nga Julian Karaks. Pasi e lexon librin me një frymë, Daniel vihet në kërkim të librave të tjerë të Karaksit, kërkim që do të zgjasë me vite, duke zbuluar një nga një ngjarje të dhimbshme dhe fate të humbura.

Më shumë detaje

382 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759755

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Në Barcelonën e vitit 1945, një mëngjes vjeshte, pronari i një dyqani librash të përdorur shoqëron djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar, Danielin, në Varrezën e Librave të Harruar, një vend i fshehtë ku mbulohen nga harresa mijëra vëllime, kujtimin e të cilëve e ka fshirë koha, dhe i kërkon Danielit të zgjedhë një libër, për të cilin do t'i duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës. Hija e erës është libri që djali zgjedh, një libër "i magjepsur", por që do të shënojë, në të mirë e në të keq, pjesën tjetër të jetës së tij, duke e futur në një botë misteresh dhe intrigash, që lidhen me figurën e Hulian Karaksit, autorit të librit. Pra, libri rrëfen jetën e Danielit dhe ndërthurjen e historive të tij personale me ato të shkrimtarit Hulian, që shëmbëllen pothuajse si një alterego e djaloshit. Në këtë mënyrë gërshetohen lloje të ndryshme letrare: trilleri, romani (dashuri dhe pasion), saga familjare dhe një meditim për letërsinë dhe rolin e librave në jetën e njerëzve, por pa rënë në pedantizëm. Struktura qarkore e librit, në fund arrin t'i qetësojë ankthet e lexuesit, por gjithsesi lë pas boshllëkun e krijuar nga gjithë ato personazhe të cilat mund t'i prekim me dorë pasi janë krijuar me shumë mjeshtëri nga një shkrimtar që i shtriu rrënjët në letërsinë për të rritur.

                                                              

Të dhëna

Faqe545
ISBN9992759755
RedaktoriMariana Ymeri
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArdian Klosi