Guri i durimit Shiko më të madhe

Guri i durimit

Atiq Rahimi BD0138

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Atiq Rahimi është autor franko-afgan, i cili ka fituar çmimin “Goncourt” 2008 me romanin “Guri i durimit”. Ky roman lexohet me një frymë, pasi sjell jo vetëm historitë e grave myslimane përballë pamundësisë për integrim, por njëherësh hyn thellë te ritet dhe zakonet afgane, te dhimbja dhe mistika e gurit që thith të gjitha të ligat dhe misteret derisa pëlcet

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301638

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Në mitologjinë persiane, flitet për një gur magjik, që vendoset përpara vetes për të tërhequr mbi të fatkeqësitë, vuajtjet, dhembjet dhe mjerimet. Atij i besohen të gjitha të fshehtat e zemrës, ato që nuk mund t’iu thuhen të tjerëve. Dhe guri dëgjon, i thith të gjitha fjalët si sfungjer, i thith të gjitha sekretet, derisa një ditë pëlcet. Dhe atë ditë ndihesh i çliruar.

“Diku në Afganistan ose gjetkë”, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje.

Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.

Ky tregim lexohet me një frymë, me gjithë njëfarë mërzie në rritje e që bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Gjestet mekanike të gruas i lënë vendin një lumi të pashtershëm fjalësh.

Një monolog i gjatë, ku guri i durimit merr tiparet e burrit të zhytur në komë. Më së fundi, me gjithë bombat dhe breshëritë, gruaja arrin ta lërë veten të çlirohet nga zhgënjimet, ndjenjat dhe sekretet e një jete të tërë.

Me një shkrim të çliruar nga çdolloj censure, Atiq Rahimi na sjell një tregim të rëndë, por prekës, si një homazh për luftën e gruas myslimane përballë integrimit, e cila, e murosur qysh në lindje në heshtjen e saj, gjendet e burgosur në kuptimin e vërtetë të fjalës, si dhe në kuptimin e figurshëm.

Të dhëna

Faqe124
ISBN9789994301638
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlara Lagji
RomanSagë&Histori