I ri Cmim i reduktuar! Intelektuali media dhe shoqeria Shiko më të madhe

Intelektuali media dhe shoqeria

Gezim Tushi GEZT0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesi dhe sociologu Gezim Tushi vjen me nje tjeter liber per rolin e individit te angazhuar dhe ndikimin qe ka sot ne shoqeri, sidomos me rritjen e zhvillimin e rrjeteve dhe te teknologjise

Më shumë detaje

109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Emal
ISBN9789928900531

760 Lekë

-24%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dëshira për t'u marrë me këtë temë ka qënë e kahershme. Janë të shumta arsyet, por më kryesor është fakti, që tani më shumë se kurrë intelektualët shqiptarë duhet ta kuptojnë se për ta është detyrë e madhe, përgjegjësi obligative që më shumë sesa të merren me histori sociale, duhet të angazhohen me trajtimin dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së problemeve të shumta aktuale, problemeve kruciale të jetës shoqërore.

Ata kanë mision të sjellin qartësi ndaj këtij kaosi social dhe rrëmuje të ngjarjeve që zhvillohen në shoqëri, në botën reale dhe zhvillimeve tipikisht konfuze që evidentohen dukshëm në shoqërinë shqiptare bashkëkohore.

Realisht ndodhemi para një situate disi paradoksale, e cila të krijon idenë dhe në fakt duket sikur ka një tërheqje të intelektualit nga ky mision social. Sidomos është fjala për ata intelektualë që me punën e tyre kanë krijuar emër publik, që me kontributet dhe arritjet personale në fusha të ndryshme, kanë lënë gjurmë evidente në jetën intelektuale, shkencore, sociale të shoqërisë në vite.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe294
ISBN9789928900531
RedaktoriAriana Tushi
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë