Historia e UÇK (HC) Shiko më të madhe

Historia e UÇK (HC)

James Pettifer BO0206

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një libër i mrekullueshëm... më i miri për nga trajtimi në thellësi i UÇK së... Do të jetë me interes si për specialistët në Kosovë, ashtu dhe për ata në Jugosllavi e Ballkan, si dhe për lexuesin e gjerë, që interesohet për një hyrje në temën e UÇK së për konfliktet e Kosovës të viteve '90.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928164353

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte lëvizja e parë kryengritëse e suksesshme në Europë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Në luftën kundër Serbisë së Millosheviçit, nga një grup i vogël i fshehtë politik në Zvicër, në vitet '80, ajo u bë një forcë ushtarake prej 18 mijë vetash, aleate e NATO s ndërmjet viteve 1997 1999. UÇK ja u bazua në traditat thellësisht historike të rezistencës ndaj regjimit serb në Kosovë, por në aspekte të tjera ishte jashtëzakonisht novatore dhe ishte kryengritja e parë postmoderne, për të cilën imazhi që transmetonte në media ishte gati po aq i rëndësishëm sa edhe arritjet e fushatës së saj. Në këtë histori origjinale dhe novatore, James Pettifer gjurmon zhvillimin e forcës shqiptare duke shfrytëzuar dokumente të panjohura më parë të arkivave ruse, amerikane, serbe dhe zvicerane, intervista të shumta me pjesëmarrës dhe vëzhgues të luftës, si dhe material nga dëshmitarë okularë. Libri përqendrohet veçanërisht te puna e drejtuesve të UÇK së në organizatat e fshehta përpara luftës dhe se si Millosheviçi nuk e kuptoi qartë natyrën e kundërshtarit me të cilin po përballej. Kjo gjithashtu ishte e vërtetë edhe për shumë vende të NATO s, të cilat shpesh e panë luftën unike të Kosovës si një vazhdim të konflikteve të mëparshme të Bosnjës dhe Kroacisë. James Pettifer mbështetet në studimin e disa viteve me radhë për rajonin dhe në njohjen personale të shumë drejtuesve të UÇK së dhe të liderëve të tjerë, që janë përfshirë për të shkruar atë që do të bëhet rrëfimi kryesor për fillesat e konfliktit. Komente mbi librin "Kosova ishte konflikti i fundit në shpërbërjen tragjike dhe komplekse të Jugosllavisë, në fund të Luftës së Ftohtë. Duke pasur parasysh përkeqësimin e tensioneve etnike në Kosovë nga ana e Millosheviçit, krijimi i UÇK së në fund të viteve '90 ishte i pashmangshëm. I shqetësuar se mos një spastrim i mëtejshëm etnik ndodhte në Ballkan, Perëndimi përdori forcën për të detyruar Millosheviçin të dorëzohej. Operacioni i NATO s i vitit 1999 u krye, në fakt, në aleancë me UÇK në. Rrjedhimisht, Serbisë iu rikthye demokracia dhe Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Ky libër magjepsës është një studim i detajuar i rolit të UÇK së në këto ngjarje të jashtëzakonshme." Gjeneral Sir Michael Jackson, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike dhe Komandant i KFOR it "Një libër i mrekullueshëm... më i miri për nga trajtimi në thellësi i UÇK së... Do të jetë me interes si për specialistët në Kosovë, ashtu dhe për ata në Jugosllavi e Ballkan, si dhe për lexuesin e gjerë, që interesohet për një hyrje në temën e UÇK së për konfliktet e Kosovës të viteve '90." Marko Attila Hoare, Senio Research Fellow në Kingston University dhe autor i "The histori of Bosnia: From the Middle Age to the Present Day" "I bazuar në një numër të madh intervistash në Kosovë, si dhe me një përdorim energjik të materialeve në gjuhën shqipe, libri i ri i James Pettifer është një kryevepër. Ai tregon historinë e fillesave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar në vitin 1948 dhe, gjatë këtij procesi, zbulon detaje deri më tani të panjohura." Sabrina Ramet, Universiteti Norvegjez i Shkencave dhe Teknologjisë, autore e librave "Babeli i Ballkanit" dhe "Tri Jugosllavitë" Mbi autorin James Pettifer është profesor i historisë ballkanike në St. Cross College, Oxford University. Ai ka qenë profesor vizitor në Institutin e studimeve Greke dhe Bizantine, në Birmingham University, MB. Në vitin 2007, ai ishte anëtar i Stanley J. Seeger Research, në Princeton University, Nju Xhersi, SHBA. Që nga viti 2000 deri në përfundim të tij në vitin 2010, ai ka punuar gjithashtu në degën e Kërkimeve dhe Analizave të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Ai është autor i disa veprave kryesore për Ballkanin e Jugut, Greqinë dhe Turqinë, ndër to: "Shqipëria, nga anarkia tek identiteti ballkanik", "Çështja e re e Maqedonisë", "Krijimi i krizës greke" dhe "Eksperti i Kosovës"

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe414
ISBN9789928164353
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë