Ryszard Kapuscinski BPA0023
Libër i ri
Kapuscinski këtu tregon për ish – republikat sovjetike. Gjërat e tyre më të veçanta në doke e zakone, nuk mungon as historia e secilës.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Papirus | |
| ISBN | 9789928406989 | |
Tregon jo pak edhe për Moskën dhe moskovitët. Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".
I lindur më 1932, i diplomuar për histori, Ryszard Kapuscinski nderohet si një ndër lëvruesit më të spikatur të reportazhit politik. Ka udhëtuar shumë, si gazetar ka qenë në më shumë se 100 vende, kryesisht në Afrikë dhe në Amerikën Latine. Për rrjedhojë ka përftuar një bagazh të pashoq përjetimesh dhe dijesh.
John le Carrè e krahason atë me Gabriel Garcia Marquez: "Nëse Marquez është magjistari i realizmit magjik, Kapuscinski në të njëjtën shkallë është çudibërësi i reportazhit politik".
Thanë për librin:
"Sistemi që na qeveris është një lidhje e nomenklaturës së vjetër, peshkaqenëve financiarë, demokratëve të gënjeshtërt dhe KGB – së. Këtë unë nuk mund ta quaj demokraci – ky është një hibrid i shëmtuar i paprecedent në histori, i cili nuk dihet ç'drejtim do të marrë... por, nëse kjo aleancë do të fitojë, atëherë do të na shfrytëzojnë jo më për 70, por 170 vjet."
Aleksandër Sollzhenjicin, 1992
"Domethënë se këto janë çudira; dhe e gjitha kjo formon portretin: Perandori."
Andriej Bielyj
"Rusia ka parë shumë gjatë njëmijë vjetëve të ekzistencës së saj. Veç një gjë nuk ka parë në njëmijë vjetët e saj: lirinë."
Wasilij Grossman
"Përshtypja bazë që kishim nga vështrimi i situatës në Rusi ishte tabloja e një falimenti gjigand që nuk mund të riparohet. Historia nuk ka njohur ende një katastrofë kaq të madhe."
H. G. Wells, 1920
"E tashmja është diçka që na lidh, të ardhmen e krijojmë në imagjinatën tonë, veç e shkuara është realitet i pastër."
Simone Weil
"Aventura e Bashkimit Sovjetik është eksperimenti më i madh, njëherësh dhe çështja më e madhe e njerëzimit."
Edgar Morin
| Faqe | 368 |
| ISBN | 9789928406989 |
| Titulli origjinal | Papirus |
| Viti i Botimit | 2013 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Astrit Beqiraj |
Autori tregon për ish-republikat sovjetike Gjërat e tyre më të veçanta në doke e zakone, ku nuk mungon historia e secilës. Tregon jo pak për Moskën dhe moskovitët; që të gjitha këto janë në trajtën e refleksioneve vetjake, pjellë e udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka konstatuar në leximin e këtij libri përcaktime të thella dhe me shumë vlerë për...
Për t'u mbrojtur nga provincionalizimi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m'u bë udhërrëfyes.
Për t'u mbrojtur nga provincionalizimi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m'u bë udhërrëfyes.
Ne kete liber te shkurter, te thjeshte, mbushur me mencuri, Kapuscinski perpiqet qe te formuloje se cdo te thot te jesh europian, jo-europian, te jesh i kolonizuar, te jesh kolonizues, te kesh apo te imponosh nje identitet.
Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi - Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik,...