I ri Abanozi Shiko më të madhe

Abanozi

Ryszard Kapuscinski BPA0062

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok. Ky kontinent është i parrokshëm që të mund ta përshkruash. Është një oqean i vërtetë, planet më vete, një kozmos i larmishëm bajagi i begatë. Ne veç për thjeshtësim, për lehtësi, themi - Afrika. Në fakt, përveç emërtimit gjeografik, Afrika nuk ekziston.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928325204

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në Afrikë kam qëndruar disa vjet. Për herë të parë kam shkuar në vitin 1957. Pastaj, në harkun e dyzetë vjetëve, jam kthyer sa herë më është dhënë rasti.

Kam udhëtuar shumë në atë kontinent.

Ngaherë u kam qëndruar larg rrugëve zyrtare, pallateve, figurave me peshë dhe politikës së madhe. Pëlqeja ndërkaq të udhëtoja me kamionçina aventureske, të sillesha shkretërirave me endacakë, të bujtja si mik tek fshatarë të savanës tropikale.

Jeta e tyre është sfilitje, brengë e pafund, të cilën megjithatë e përballojnë me një qëndrueshmëri të habitshme dhe paqësisht.

Të dhëna

Faqe394
ISBN9789928325204
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAstrit Beqiraj