Kuvend letrash me miqtë Shiko më të madhe

Kuvend letrash me miqte, vell. I

Mustafa Merlika Kruja BOM0129

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në persosje letrare asht stili epistolar. Ata qi paten fatin me pasë letra prej tij, duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to asht derdhun nji visar i paçmim i shqipes.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789928132093

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Thanë për librin:

"Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërshkembimeve të tija të ndryshme: letrat qi i shkruente Don Lazër Shantojës, për shembull. Stili epistolar i Mustafës asht i shkathët e i dend un dhe ndiesit, pershkrimet, pershtypjet, mendimet, gjikimet derdhen në trajta ma të perkulëshme e të gjalla se në vepra tjera. Nuk mungon aty-këtu tingulli shpotar.

Gjuha gufon e pastër dh'e pasun. Frazeologjija, e perdorun me zotsi mjeshtrore, i ep shkrimit zhvillimin e nji kuvendi të shtruet e të kandëshëm dhe të çon mallin e bisedës qi bajshin dikur burrat pranë votrës. Ky stil epistolar, thadrues e i depërtueshëm, besoj se nuk e ka shoqin në letrësi t'onë. Rrethanat e shtrënguen Mustafën të jetojë ma të shumten përjashta dhe të jesi në lidhje me t'afërm e me dashamirë nëpërmjet letërshkëmbimit. Letërshkëmbimi kështu atij i sherbei, po, si mjet rnarredhanjesh të nevojshme me lloj lloj njerzish, por edhe si shfrim njerzuer, në çase trishtimi e malli, me dashamirë.

Në kohë t'ardhëshme, kur shpirtnat do të zbuten dhe të rijt do të kerkojnë dishmina të kalesës, letrat e Mustafës do të hjedhin dritë skjaruese mbi shum pershkime e kapercime historike. Epistolari i tij, ai qi ka teprue, plot undyrë njerzore në përmbajtje e plot vesk gjuhsuer në trajtë do të jesi si nji gur i çmueshëm i letrësis s'onë. Fund e maje në te dridhet kujdesi për fate t'atdheut dhe shprehet me theksim të paprern nevoja e punës kulturore në dobi të tij" 

Të dhëna

Faqe482
ISBN9789928132093
Titulli origjinalOmsca - 1
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri