Cmim i reduktuar! Miti arian, ese per burimet e racizmit dhe nacionalizmave Shiko më të madhe

Miti arian, ese per burimet e racizmit dhe nacionalizmave

Leon Poliakov PL0061

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga viti 1940 deri në vitin 1944, dallimi më i rëndësishëm ndërmjet banorëve të Europës kontinentale ishte ai ndërmjet Arianëve dhe Semitëve.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928417022

960 Lekë

-20%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Nga viti 1940 deri në vitin 1944, dallimi më i rëndësishëm ndërmjet banorëve të Europës kontinentale ishte ai ndërmjet Arianëve dhe Semitëve. Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua. Dhe arsyet për këtë gjendeshin të pasqyruara në një letërsi të bollshme, që sot është harruar: për këtë mjafton të citojmë autorin më me ndikim të asaj kohe, Adolf Hitlerin: "Çifuti...nuk e përmbush kushtin më thelbësor për një popull të qytetëruar: ai nuk ka idealizëm... Ai është dhe mbetet paraziti tip, qelepirxhiu që, ashtu si një bacil i dëmshëm, shtrihet gjithnjë e më larg, në qoftë se një tokë e favorshme e tërheq dhe e pranon. Atje ku vendoset ai, populli që e pret, pas një farë periudhe zhduket...Ai helmon gjakun e të tjerëve, por mbron të tijin nga çdo përzierje...Për të fshehur qëllimet dhe për të vënë në gjumë viktimat ai nuk resht së foluri për barazinë e gjithë njerëzve, pa dallim race dhe ngjyre....Në dukje, ai ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës; por në realitet qëllimi tyre është t'i shndërrojnë në skllevër dhe më pas, t'i zhdukin të gjithë popujt jo-çifutë... Djali Çifut me flokë të zinj xhufkë, për disa orë, me fytyrë që i shkëlqen nga një gëzim satanik, vajza që nuk është e vetëdijshme se ai po i fëlliq gjakun dhe ia rrëmben popullit nga i cili ajo ka dalë. Me të gjitha mënyrat ai përpiqet të shkatërrojë bazat mbi të cilat ngrihet raca e popullit që ai përpiqet të bëjë për vete... Kanë qenë dhe janë ende Çifutët që sollën zezakun në Rin, gjithmonë me të njëjtin qëllim të fshehtë e të qartë: të shkatërrojë nëpërmjet bastardimit si rezultat i përzierjes, këtë racë të bardhë që ata e urrejnë, ta bëjnë që të bjerë nga niveli i lartë i qytetërimit dhe organizimit politik".

Të dhëna

ISBN9789928417022
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiMiço Gubera