Peter Bartl BDI0275
Libër i ri
Një libër mjaft interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrëmaterial të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
502 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928103093 | |
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë e të princave italianë.
Gjatë kësaj periudhe spikatin përpjekjet shqiptare për çlirimin nga turqit në bashkëpunim me vendet europiane. Për gjendjen në viset shqiptare, nga veriu e deri në Himarë, gjejmë mjaft fakte e dokumente të paraqitura në dinamikën e ngjarjeve në krejt Gadishullin Ballkanik e në Europën e kohës. Por, osmanët ishin ende në gjendje të asgjësonin lehtë të gjitha planet ambicioze të princave italianë, që e nënvlerësonin fuqinë osmane. E vetmja fuqi që mund të matej ushtarakisht me osmanët ishte Spanja, asokohe në krizë të rëndë ekonomike dhe e përfshirë në shumë luftëra në Europën Perëndimore.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 326 |
| ISBN | 9789928103093 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Pëllumb Xhufi |
Peter Bartl është sot padyshim një ndër studiuesit më seriozë e më të rëndësishëm të albanologjisë.
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet...