I ri Paqe dhe lufte midis kombeve Shiko më të madhe

Paqe dhe lufte midis kombeve

Raymond Aron A-008353

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Paqe dhe Luftë midis Kombeve” është një prej veprave më të plota të shkruara ndonjëherë nga një njeri i vetëm rreth marrëdhënieve ndërkombëtare.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928342454

3 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pikënisja e Raymond Aronit për shkrimin e kësaj vepre madhore është gjendja e natyrës, ajo gjendje që ndryshon thellësisht prej gjendjes shoqërore në gjirin e bashkësisë politike.

Duke mbajtur gjithnjë parasysh këtë fakt të ashpër rreth jetës së kombeve dhe duke u projektuar gjerësisht në historinë politike dhe disiplina të tjera, Raymon Aroni zhvillon mjetet thelbësore analitike që na japin mundësinë të mendojmë qartësisht rreth çështjeve në lojë dhe mundësive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Edhe pse ai thekson se marrëdhëniet ndërkombëtare mund të studiohen, duke gjetur deri diku edhe zgjidhjet e mundshme të problematikave të shtruara prej tyre, një ‘shkencë’ globale e marrëdhënieve ndërkombëtare mbetet një vegim.

Përmes analizimit të ndikimit të forcave të ndryshme nënpolitike mbi politikën e jashtme, ai thekson se në këtë drejtim nuk ekziston një determinizëm rigoroz: politika – dhe për pasojë, nevoja për burra shteti të matur – janë diçka e paanashkalueshme në marrëdhëniet nderkombëtare.

Libri është një analizë magjistrale e krejt ngjarjeve madhore të shekullit XX, me një tingëllim aktual edhe për ditët e sotme lidhur me marrëdhëniet midis fuqive të mëdha në rang botëror, përfshi këtu edhe çështjet kardinale të disuazionit bërthamor. Aroni analizon ngjarjet që kanë pasur një impakt mbi politikën e jashtme dhe lindjen e asaj që ai e quan ‘historia universale”.

Së fundmi në “prakseologjinë” e tij, Aroni artikulon një teori marrëdhëniesh ndërkombëtare që hedh njëherazi poshtë si vizionin e zymtë të makiavelianëve mbi çështjen e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të cilët, çdo qëllim justifikon mjetin, ashtu edhe naivitetin e idealistëve, të cilët mendojnë se politika e jashtme dhe Realpolitika mund të tejkalohen..

REVIEW

“Askush nuk ka pasur një ndikim më të madh intelektual mbi mua, sesa Raimond Aroni… Po lexoj librin e tij “Paqe dhe Luftë mes Kombeve”, tepër i shkurajuar, pasi tani nuk di më se ç’ka mbetur të shkruhet rreth teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Henry Kissinger

Të dhëna

ISBN9789928342454
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKrenar Hajderi
HistoriBota