Opiumi i intelektualeve Shiko më të madhe

Opiumi i intelektualeve

Raymond Aron BDI0146

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përgjigjet e Aronit - një nga autorët më të njohur të shekullit - janë fryt i një analize polemike të teorisë marksiste dhe të përvojave të kohës së tij dhe u hapin rrugë parashikimeve që koha përgjithësisht u dha të drejtë. Sociologët, politologët dhe përgjithësisht lexuesit e interesuar, do të çmojnë tek Opiumi i intelektualëve freskinë e një debati që mbetet i hapur dhe në ditët tona.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759712

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Opiumi i intelektualëve i Raymon Aronit - perifrazim i shprehjes së famshme të Karl Marksit "feja është opiumi i popullit" - është një polemikë e mprehtë e paracaktuar të nxisë diskutime, ashtu sikurse ndodhi kur u botua për herë të parë në vitet 1950, në një epokë kur joshja e së majtës, marksizmit dhe komunizmit, ishte veçanërisht e fortë edhe midis intelektualëve europianë - posaçërisht në Francë - dhe në një sërë vendesh të kontinenteve që kishin nisur të kapërcenin gjendjet koloniale apo gjysmëkoloniale. Ç'janë e majta dhe e djathta, revolucioni dhe ideologjitë, cili është misioni i proletariatit në të ardhmen e shoqërive njerëzore? A është modeli sovjetik dhe i demokracive popullore që lindën pas Luftës së Dytë Botërore pararendës i zhvillimit të natyrshëm dhe të domosdoshëm? Cila është pozita e inteligjencies në Francë, Angli, ShBA dhe në vendet e Azisë e Afrikës në marrëdhënie me ideologjinë e kohës?

Të dhëna

Faqe360
ISBN9992759712
RedaktoriKujtim Ymeri
Viti i Botimit2005
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsti Papa