Dr. Milan fon Shuflaj (Milan von ufflay) A-008325
Libër i ri
Tek vepra “Serbët dhe Arbërit” (1925), historiani dhe albanologu u shquar Milan Šufflay mbështetet në dokumente arkivore, duke bërë jo vetëm analizën paleografike por edhe interpretimin historik të tyre. Kjo vepër shkon në thelb të marrëdhënieve dhe konflikteve mes shqiptarëve dhe serbëve përgjat shekujve
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Berk | |
| ISBN | 9789928368027 | |
Pa mëtuar të paraqesë një histori të plotë të arbërve, autori përqendrohet në aspekte të ndryshme të organizimit shoqëror dhe politik, të ligjeve, ekonomisë, traditave, dokeve si dhe të marrëdhënieve me qytetet-republika dhe sundimtarët e ndryshëm të asaj periudhe.
Kjo vepër tashmë ka hyrë në fondin klasik të studimeve arbërore, ajo i paraqitet studiuesve në këtë përkthim të ri e të plotë, në përputhje me origjinalin kroatisht dhe me kujdes të veçantë ndaj aparatit të thukët kritik të origjinalit.
Milan Šufflay (1879-1931), historian, filolog, paleograf, poliglot, ia kushtoi jetën historisë së shqiptarëve dhe të paraardhësve të tyre. Në bashkëpunim me historianët Ludwig von Thallóczy dhe Konstantin Jireček botoi "Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", dy vëllime me dokumente origjinale që hedhin dritë mbi Mesjetën e Arbërit.
| Faqe | 246 |
| ISBN | 9789928368027 |
| Titulli origjinal | Srbi i Arbanasi. Njihovs simbioza u srednjem vijeku |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Arben Ndreca |
Ky libër është ndër referencat bazike për të kuptuar historinë e Shqipërisë para-osmane: Aty trajtohet me një sërë burimesh historike zona e depërtimit ortodoks në digën katolike dhe pasojat që pati në historinë e mëtejshme e ashtuquajtura vija e Teodosit. Libri vjen në shqip nga Edmond Malaj