Pellazget - pararendesit e qyteterimit greko - romak Shiko më të madhe

Pellazget - pararendesit e qyteterimit greko - romak

Mathieu Aref A-001110

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Teza ime në thelb lidhet me periudhën para-Helene, ndërsa në mënyrë plotësuese lidhet me periudhën arkaike. Ajo synon të studiojë trashëgiminë kulturore të së kaluarës lidhur me origjinat e qytetërimit Grek nëpërmjet referimit te Pellazgët.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928183606

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Teza sjell një qartësim të ri lidhur me njohuritë tona historike dhe kulturore që ka të bëjnë më Greqinë (pra të këtyre periudhave) dhe nxjerr në pah fi llesat e qytetërimit Grek stricto sensu (në kuptimin e ngushtë të fjalës), qytetërim që u shfaq në fi llim të shekullit VIII para Krishtit.

Autorët më të lashtë antikë, ndër të cilët Homeri1), Hesiodi2), Hekate i Miletit, Helanikos-i nga Lesbos-i, Herodoti, Tuqididi, Diodori i Siçilisë, Straboni, Pausanias ose tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) i kanë përmendur gjerësisht Pellazgët sepse popullonin që nga koha e antikitetit më të hershëm rajonet që do të bëheshin Greqi dhe e kanë vënë në dukje në mënyrë të konsiderueshme autoktoninë e tyre.

Këta Pellazgë (barbaro-folës sipas Herodotit), paraprirës të Grekëve, u lanë trashëgimi atyre (Grekëve) elementët thelbësorë të qytetërimit të tyre : mitologji, kulte, kulturë dhe një pjesë të gjuhës së tyre.

Ky pasqyrim i pushtuesve Grekë, të cilët zëvendësuan një popullsi më të lashtë, pra atë të Pellazgëve, është në themel të gojdhanës si ajo lidhur me Përmbytjen e Deukalionit, e cila shpjegon popullimin e Helladës nga Grekët të lidhur me Helenin - i biri i Deukalionit – dhe të përcaktuar në nën-ndarjet e tyre në nivelin e bijve dhe të nipërve të tij, me të cilin janë të lidhur Dorianët, Eolianët, Jonianët/Atikët dhe Akenët.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe544
ISBN9789928183606
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlirjana Angoni