Egidio Ivetic A-000132
Libër i ri
501 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789994346608 | |
Dy luftërat ballkanike të viteve 1912-1915 përgjithësisht janë konsideruar si paralajmërime të Luftës së Parë Botërore. Në koalicion të përbashkët Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, përballuan dhe mundën më 1912 Perandorinë Osmane në Traki, në Maqedoni, në Kosovë dhe Shqipërinë e sotme. Përplasjet në ndarjen e tokave maqedonase, ndezën më 1913 një konflikt të dytë, këtë herë midis Bullgarisë dhe aleatëve të mëparshëm të saj. Gjithë kriza u shoqërua nga një provë force diplomacie midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë perandorake, duke shumëfishuar rivalitetin midis fuqive të mëdha dhe duke përshpejtuar militarizmin europian. Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 e 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një përvojë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave rëndojnë edhe sot në procesin e integrimit europian të rajonit.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 184 |
| ISBN | 9789994346608 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kujtim Ymeri |