Ne ndjekje te Meteorit Shiko më të madhe

Vetëm online

Ne ndjekje te Meteorit

Zhyl Vern PL0145

Libër i ri

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928417046

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri: Nuk ekziston as shkaku më i vogël për të fshehur nga lexuesit se qyteti , në të cilin e ka zanafillën kjo histori e habitshme , ndodhej në Virgjinia, Në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse lexuesit nuk ka kundërshtim , ne do ta quajmë këtë qytet Uoston dhe do ta vendosim atë në kontenë lindore , në bregun e djathtë të Potomakut. Ne na duket e tepërtë të saktësojmë akoma më shumë koordinatat e këtij qyteti, të cilin është e kotë ta kërkosh edhe në hartat më të mira të Amerikës. Mëngjesin e 12 marsit të këtij viti, prej të cilit fillon tregimi ynë, banorët e qytetit, që kalonin përmes Ekseter- stritit, mund të vinin re një kalorës të veshur shkëlqyeshëm, i cili lëvizte ngadalë poshtë e përpjetë nëpër rrugën që zbriste nëpër shpatin e thiktë dhe tekefundit ndaloi te sheshi i Kushtetutës, që ndodhej në qendër fare të qytetit. Ky kalorës paraqiste në , vetvete, tipin e pastër janki, tip që nuk ish i privuar nga eleganca disi e veçantë. Nga pamja ishte jo më shumë se tridhjetë vjeç. Me shtat mbi mesatar, i fortë, trupderdhur, ai kish tipare të drejta të fytyrës. Flokët e tij gështenjë ishin më të errta se mjekra në formë me majë, e cila ia zgjatonte fytyrën, duke lënë të hapura buzët e rruara me kujdes. Mushamaja e gjerë i zbriste poshtë gjunjëve kurse nga mbrapa shtrihej te trupi i madh i kalit. Ai dinte të manovronte me aq shkathtësi dhe siguri me kalin e tij mjaft zevzek. Ai me sa duket nuk njihte asnjëherë lëkundje që lindte mes dëshirës dhe drojës , zakonisht, karakteristike për njerëzit e pavendosur. Vëzhduesi i vëmendshëm do të vinte re se padurimi që provonte ai fshihej keq nën maskën e ftohtësisë. Pse u ndodh ky kalorës në këtë orë në qytetin, ku nuk njihej prej askujt dhe ku asnjëherë nuk e kish parë askush?. . A mos ndodhej në këtë vend kalimthi apo parashikonte të qëndronte këtu për një farë kohe?. Në rastin e fundit , ai do ta kishte më të lehtë të gjente një hotel, por vështirësia qëndronte në atë se te cili ta ndalte zgjedhjen ne tij Në asnjë qytet të konsiderueshëm të Shteteve të Bashkuara ose në cilindo vend tjetër udhëtari nuk do të gjente qytet me pritje më të përzemërtë, me shërbim më të mirë, tavolinë ngrënie më të bollshme nga asortimentet dhe komoditet më të madh për një pagesë të moderuar, se sa në Uoston. Thjesht është e pafalshme që në hartat gjeografike nuk tregohet vendodhja e qytetit, që kish aq shumë avantazhe.

Të dhëna

ISBN9789928417046
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër