Keshtjella misterioze Shiko më të madhe

Vetëm online

Keshtjella misterioze

Zhyl Vern BOT0143

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një fshat në Karpatet e Transilvanisë ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe vendasit besojnë se Chort (djalli) ka pushtuar kështjellën e zonës. Konti Franz de Télek, vizitor në këto terrene, intrigohet nga historitë dhe vendos të shkojë në kështjellë dhe të hetojë. Ai gjen të zotin e kështjellës, baronin Rodolphe de Gortz, me të cilin vite më parë ishte rival pasi dashuronin të njëjtën grua

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789995611194

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashme janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikësish.Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.?

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe124
ISBN9789995611194
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha7-13 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiManjola Gjonaj