Eoin Colfer BD0310
Libër i ri
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994301829 | |
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë. Antidoti i vetëm është një lëng i prodhuar nga truri i një lemuri (lloj majmuni), i zhdukur tetë vite më parë nga vetë Artemisi. Nr.1 arrin të krijojë një derë kohore. Artemisi e detyron Magjistricë Shtupën të shkojë me të për të ndalur Artemisin e 8 viteve më parë. Për fat të keq, gjatë udhëtimit të tij prapa në vite, do të ndeshet me të papritura jo të këndshme.
| Faqe | 392 |
| ISBN | 9789994301829 |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Elona Mistrovica |
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...
Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij dhe sa më shpejt.
Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit...
Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar. I ka ndodhur diçka e tmerrshme. Artemisi është bërë i mirë.
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
Historisë së Artemis Fowl-it po i vjen fundi: Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik plot fantazi në një botë ku e mira dhe e...
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...