Golemi dhe xhindi Shiko më të madhe

Golemi dhe xhindi

Helene Wecker MO0031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri fillon me lindjen e njërit prej personazheve kryesore dhe rimishërimit të tjetrit. Në një qytet të vogël hebre, diku në Europë, një djal i ri paguan një rabin moshëthyer që të krijojë një nuse për të: një golem femër, e cila do ti bindet për çdo gjë. Gjatë udhëtimit të tyre për në Amerikë, i riu sëmuret dhe vdes, kurse golemi e gjen veten në një botë të cilën me zor e kupton.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899. Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane. I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike. "Golemi dhe xhindi" është historia e tyre e magjishme dhe e paharrueshme. Miqtë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, sfidojnë cilësitë që u japin natyrat e tyre të kundërta derisa nata e incidentit të tmerrshëm i shtyn drejt dy botëve të ndryshme. Por një kërcënim më i madh i bashkon përsëri Havanë dhe Ahmedin, duke iu sfiduar ekzistencën dhe duke i detyruar të bëjnë zgjedhje fatale. Në këtë rast, nuk lexon thjesht një libër, por zhytesh ëmbëlsisht në të duke harruar shqetësimet e jetës së përditshme për ca kohë. "Golemi dhe xhindi" ofron një përvojë mahnitëse.

Të dhëna

Faqe526
RedaktoriAnduena Kofsha
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia