Vladimir Sorokin BDI0206
Libër i ri
Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.
502 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928 21716 5 | |
Autori ia ka kushtuar ironikisht këtë roman njërit prej prijësve më famëkëqinj të opriçnjinës, Skuratov-Maljutës. Opriçnjikët e Sorokinit veprojnë në një dekor tjetër dhe në një realitet politik të ndryshëm nga ai i shekullit XVI, në një Rusi "kibernetike", me një zhvillim të sofistikuar të mjeteve të informimit - dhe përgjimit - në një Rusi të veçuar nga Perëndimi "i kalbur" përmes një Muri të Madh Rus, i ngjashëm me Murin e Madh të Kinës, tashmë aleati dhe mbështetësi i fuqishëm i carit të shekullit XXII. Peripecitë ditore të opriçnjikut Komjaga janë filli përmes të cilit autori tregon - dhe paralajmëron - arbitraritetin dhe egërsinë e një pushteti autoritar të veshur me maskën e nacionalizmit, fetarisë dhe moralitetit.
| Faqe | 190 |
| ISBN | 9789928 21716 5 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kujtim Ymeri |
| Roman | Mister&Thriller |
Ngjarja e përshkruar në këtë Libra, është shprehëse: dy qytetarë rusë, karrocieri i bukës dhe pasagjeri, nisen për të shkuar mespërmes hapësirave të acarta dimërore drejt një destinacioni të afërm, por të kurrë të arritshëm.
Ngjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: Një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat...
Kjo novelë, për nga titulli dhe vendosja e ngjarjeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, na sjell ndërmend mjeshtrat rusë Pushkinin, Tolstoin, Turgenievin të cilët kanë shkruar tregime të shkurtëra, me tituj të përafërt mbi stuhinë dhe borën.