I ri Cmim i reduktuar! Paranoja Shiko më të madhe

Paranoja

Rina Katselli OMBRA0191

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shtepia Botuese “OMBRA GVG” sjell ne shqip romanin e nje shkrimtareje dhe politikaneje te njohur qipriote Rina Katselli, i cili trajton temen e pandemise dhe pasojat traumatike qe shkaktoi ne jeten e cdo individi dhe shoqerive tona.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978992806189

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Edhe pse u bënë dy vite që nuk jap mësim në universitet, vijoj të ndjek disa studentë të masterit dhe t’i këshilloj në studimet e tyre doktorale. Studimi im i fundit për krijimin dhe tregtinë e aromave të Epokës Kalkolitike në Qipro, u botua në serinë e botimeve të universitetit dhe u vlerësua shumë nga kolegët. Nuk kam nisur e nuk do të nis studim tjetër, sepse studimet duan kërkime në arkiva, muzeume, si dhe në vende arkeologjike.

Mendova se tetëdhjetë e dy vjeçe është mjaft dhe, mos qesh, vendosa të shkruaj një roman që nuk do kërkime gjetkë. Do të shkruaj për gjëra që shoh përreth dhe që më nervozojnë: rrëmujat nga persona të papërgjegjshëm, jashtëqitjet e qenve në parqe, të cilat më acarojnë gjatë shëtitjeve të pasdites, stemën angleze në hyrje të pallatit presidencial, që shfaqet shpesh gjatë lajmeve në televizor, njerëzit pa tru, të cilët më nxjerrin nga vetja, kur duke ditur që jam nga Kerinia, më pyesin:

-“Si mendon, do të të lejojnë Turqit të shkosh në Kerinia?” dhe budallenjtë e shoqërojnë dhe me një buzëqeshje ironike. Nuk e dinë që edhe ata rrezikojnë të katandisen refugjatë më keq se unë.

REVIEW

Ky është një roman të cilin e “rrufi ta” brenda pak orësh. U mrekullova! I lehtë për t’u lexuar, temë bashkëkohore, e frymëzuar nga kushtet e vështira të pandemisë të cilën ne vazhdojmë ta përjetojmë në të gjitha nivelet, ku bashkekzistojnë në mënyrë harmonike të gjitha ato veçori të veçanta të stilit, që e bëjnë shkrimin unik. Romani “Paranoja” është sipërmarrja e fundit e zonjës Rina. Pata kënaqësinë të bashkëpunoj me të për redaktimin e tij gjatë tre muajve të pranverës të vitit 2021. Punuam për disa rregullime deri pak ditë para se të largohej nga jeta, kur dhe ne patëm telefonatën tonë të fundit, gjatë së cilës më besoi të gjitha korrigjimet e nevojshme që duheshin bërë.

__Stavroula BIOU, redaktore, “Armida” Publications

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN978992806189
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIsida Foçi
RomanSagë&Histori