I ri Uilli Shiko më të madhe

Uilli

Jeroen Olyslaegers OMB0209

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman që të mbërthen me emocione, nga gjuha realiste dhe e dokumentuar, na hedh në zjarrin e dramës gjatë luftës së dytë botërore, në Antwerpen-in e pushtuar nga nazistët. Një ngjarje dhimbshme individuale, shpalos si në faqet e një kaleidoskopi një histori të madhe.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063755

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Është errësira e brendshme e Uillit që e orienton këtë roman dhe i jep energji rrëfimit. Ai është një Kasandra, i mallkuar të thotë të vërteta të ashpra për poshtërsinë thelbësore të njerëzimit.

Uilli është një poet, dhe ashtu si Kasandra, rrethohet nga fare pak njerëz për t’i lexuar poezitë e tij. Ai e përshkruan historinë njerëzore si “një rrjedhë pisllëku, bastarde që nuk ndalet kurrë, jo në të vërtetë”. Pushtimi nazist për të ishte thjesht versioni më ekstrem i asaj që ai ndodhte kudo, në çdo kohë dhe që luhej para syve të të gjithëve. Ishte koha kur nxori në sipërfaqe shumë karaktere frikacakësh, lakmitarësh dhe imoralësh.

Bota e Uillit ka shumë nuanca gri, por duke depërtuar më në thellësi, ai na tregon nuanca të ndryshme të së zezës, secila duke u bërë më e errët se tjetra, deri në faqet mbyllëse. Por, pavarësisht mungesës së shpresës dhe depresionit social dhe kohës në të cilën është vendosur subjekti i kësaj vepre, Jeroen Olyslaegers është i qartë, emocional dhe i besueshëm, sepse ka ndjekur me shumë kujdes rrjedhën historike të ngjarjeve.

Ngjarjet e luftës kundër nazizmit i rrëfehen në pleqëri një trashëgimtari. Kjo është një mea culpa në të cilën Uilli, një i ve, i dobët dhe i refuzuar nga familja, kërkon që më shumë se të shpjegojë, të hedhë pak dritë mbi sjelljet e tij. “Brenda seicilit prej nesh jeton një bastard. Një njeri që kërkon të mbijetojë mes tradhëtisë dhe frikës, gjithmonë shtron pyetjen se çfarë do të bënte secili prej nesh nëse do të gjendej në rrethana të ngjashme”.

REVIEW

Uilli është një personazh kompleks që i sfidon me sukses kufinjtë midis së mirës dhe së keqes, i gjendur mes shqetësimeve të dy botëve. Ai përpiqet për të mbijetuar në kulmin e gjuetisë së egër ndaj hebrenjve. Vërtetësia e ngjarjeve të rrëfyera me mjeshtëri dëshmojnë për një vepër të rëndësishme të letërsisë së fl andrës. Është një vepër tunduese!

- The Guardian

Të dhëna

Faqe464
ISBN9789928063755
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiViola Trifoni
RomanSagë&Histori