I ri Rod - Fryt Shiko më të madhe

Rod - Fryt

Cezar Ivanescu A-007474

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vjen ne gjuhen shqipe permes perkthimit te studiuesit dhe shqiperuesit Luan Topciu nje nga poetet me te shquar rumune Cezar Ivănescu. Ky eshte nje botim dygjuhesh shqip - rumanisht, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063151

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Para se të njihja poetin kam njohur poezinë e tij. Një poezi e rrallë, me një muzikalitet dhe sqimë gjuhësore që e bëjnë unik në peizazhin e lirikës rumune. Poet atipik, i thellë, muzikor, të gjitha këto cilësi më bënin të kisha një qasje drejt saj. Poeti u përpoq disi të vishte fjalën me muzikën, ta asocionte atë me tingullin, si tipar i artit sinkretik. Eshte një poezi në të cilën ndjen njëkohësisht muzikën, vallëzimin, teatrin.

***

Përkthimi i poezisë së Cezar Ivănescu-t është një provokim dhe një ndërmarrje e vështirë. Vështirësitë e përkthimit të saj nuk janë të rendit gjuhësor, por të nivelit të kuptimit, të thellësisë, peshës së fjalës mbi dhe nëntekstor, të simbolikës, të gjetjes së çelësave dekodifikues, të kuptimit të mistikës së saj, të transmetimit të muzikalitetit të saj etj. Në tekstet e poetit Cezar Ivănescu mund të ketë poezi që të pëlqejnë më shumë apo më pak, por në to vibron diçka “e shenjtë”. Hyjshmëria e vetme e poetit është lindja, akti i krijimit, i cili kashtos gëzimin me vuajtjen, frikën me shpresën.

Luan Topçiu

 

Fryt

! në vetminë e fushës

nuk kërkoj instrumente muzikorë;

gishtat e mi

në kitarë qëndrojnë të ngrira

dhe broçkullojnë me zërin

me një folëse guri të rrallë

duke bërë vend me ofshamat nga lluca:

keqardhje të përjetshme

do të kenë njerëzit

që kanë lindur me fytyrën drejt vdekjes

ndërsa unë

që kam lindur

në atë fushë deledashe:

seks i melankolisë dhe i kreshtës mavi

shpirt që do të donte të jetë fisnik

dhe do të mbllaçitë krimbat në bukë,

mungesë tërësore e besimit

në atë që nuk është mishi im,

këngëtar nga buzët e kuqe dhe mavi!

Kullë

! po të më kishit lënë

si një mollë

në anë të fushës

normalisht do të kaloja në

shkërmoqjen e krimbave

duke m’u dukur çdo krimb

seksi hyjnor që më pllenon;

dhe do të skuqesha lehtësisht, herën e dytë!

Ose siç më morët ju me dorën sakate

Fillimisht nën kupën e qiellit më ngjitët

Për një kohë isha Zot

Më pas më lëshuat të plandosem

Përmes një kulle të zezë.

të stërholle, të lartë

Dhe ulërij. I llaftaruar nga terri.

E kulla pa fund.

Si syri i vdekjes

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928063151
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLuan Topciu