I ri Peshtjellim yjesh Shiko më të madhe

Peshtjellim yjesh

Alda Merini A-007487

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përmbledhja “Pështjellim yjesh”, i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063229

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vitet ’80-të, pas shtrimit në spitalin psikiatrik, kanë qenë të pështjellim yjesh arta për poezinë e Alda Merinit. Të kësaj periudhe i takojnë dy përmbledhjet-kryevepra: “Toka e shenjtë”, botuar në 1984, dhe “Testamenti”, në vitin 1988. Por, edhe rreth shtatëdhjetë poezitë që janë gjendur në letërkëmbimin e Oreste Makrit, bashkë me shumë letra të poetes drejtuar O.M-së si për çështje letrare ashtu edhe për çështje që kishin të bënin me jetën e saj të vështirë familjare, janë nga më të mirat në krijimtarinë e larmishme dhe të madhe të saj.

Alda Merini, ka qenë poetja më popullore e dhjetëvjeçarëve të fundit, lindi në vitin 1931 dhe vdiq në Milano, në vitin 2009. Merini, vazhdon të mbetet e dashur dhe të lexohet, jo vetëm në italisht, dhe nga ana tjetër, shkrimet e pabotuara janë ende të shumta, sigurisht si dëshmi e bujarisë dhe talentit të saj të lindur, por edhe e rrëmujës së letrave, siç dëshmojnë arkivat e shumtë ku janë shpërndarë shkrimet. E vërteton në mënyrë shembullore “muri i engjëjve”, muri i dhomës së saj të gjumit – i riprodhuar në Shtëpinë e Arteve – Hapësira Merini, në Milano – mbi të cilin shkruar me laps, stilolaps apo buzëkuq ngjiste fraza, vizatime dhe numra telefoni.

Alda Merini është nderuar me disa çmime: në 1993 me Çmimin Librex-Guggenheim “Eugenio Montale” për Poezinë; në 1996 me “Çmimi Viareggio” për vëllimin “Jeta e lehtë”; në vit 1997 me “Çmimi Procida- Elsa Morante”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928063229
Titulli origjinalConfusione di stelle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip/italisht
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlodeta Dibra