Fan Noli BD0025
Libër i ri
Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letrat e shkruara nga Fan Noli drejtuara figurave të tilla si: Hilë Mosin, Aleksandër Xhuvanin, peshkopit rus Aleksandër, Tomas Manit, Sejfulla Malëshovës, Skënder Luarasit, Enver Hoxhës etj.
10 Artikuj
Historia e Skënderbeut është një vepër shkencore e nivelit shumë të lartë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e autorëve të shumtë që kanë shkruar mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopen tonë kombëtare.
Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të...
Në vëllimin Vepra I përfshihen: Albumi 1, Albumi 2, Poezitë e para dhe parafrazat e fundit, Prozë poetike, Israilitë dhe filistinë, si dhe Rubairat.
(Disertacioni i Fan Nolit, 1945, mban titullin e shkurtër, asnjanës në pikëpamjen emocionale, George Castrioti Scanderbeg, dhe është shkruar duke respektuar përpikërisht kërkesat e didaktikës së një doktorate. Mund të konsiderohet një model i shkrimit akademik edhe për brezat e sotëm, si për thellësinë e kërkimit, ashtu dhe për formën e paraqitjes.