Ian Bremmer A-000822
Libër i ri
Amerika do të mbetet superfuqia e vetme botërore edhe për shumë vite. Si do të jetë kjo lloj superfuqie? Çfarë roli duhet të luajë Amerika në botë? Keto dhe shume pyetje te tjera ngre ky liber, duke na dhene pergjigje qe na bejne me te qarte per rolin e SHBA-ve ne boten tone
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
| ISBN | 9789928265449 | |
Ian Bremmer mbron idenë se një politikë e jashtme pa busull ka rrezikuar pozicionin e Uashingtonit në arenën globale dhe ka krijuar një barrë të rëndë financiare. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, politikëbërësit amerikanë kanë dështuar vazhdimisht në menaxhimin e krizave në Afganistan, Irak, Iran, Libi, Siri dhe Ukrainë, sepse nuk kanë ndjekur një strategji të qartë.
Bremmer nxit lexuesit të mendojnë më thellë për të ardhmen e statusit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa eksploron tri alternativa:
“Amerika e pavarur”, ka ardhur koha që Uashingtoni të heqë dorë nga përgjegjësia për të zgjidhur problemet e popujve të tjerë. Amerikanët duhet të udhëheqin duke dhënë shembullin më të mirë.
“Amerika racionale”, Uashingtoni nuk mund të përballet me çdo sfidë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të jenë përqendrimi te mundësitë dhe mbrojtja e interesave të SHBA-së kur kërcënohen.
“Amerika e domosdoshme”, vetëm Amerika mund të mbrojë vlerat nga të cilat varet stabiliteti global. Kjo botë nuk do të ketë qëndrueshmëri nëse popujve të tjerë iu mohohen të drejtat themelore.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 263 |
| ISBN | 9789928265449 |
| Titulli origjinal | Superpower |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Blendi Lami |
Ky libër ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje
Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Studiuesi Ian Bremmer vjen me një libër tjetër para lexuesit shqiptar: Fituesit dhe humbësit në një botë pa udhëheqje
Shkencetari i mirenjohur politik Ian Bremmer nxjerr mesime nga sfidat globale te 100 viteve te fundit, - perfshire pandemine – per te treguar se si mund t’u pergjigjemi tre krizave madhore qe do te shpalosen pergjate dekades se ardhshme