Ian Bremmer MIN0100
Libër i ri
Shkencetari i mirenjohur politik Ian Bremmer nxjerr mesime nga sfidat globale te 100 viteve te fundit, - perfshire pandemine – per te treguar se si mund t’u pergjigjemi tre krizave madhore qe do te shpalosen pergjate dekades se ardhshme
Ky libër nuk është më në stok
Në këtë libër zbulues, shqetësues e në fund shpresëdhënës, Ian Bremmer shtjellon në detaj se si konfliktet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, po na lënë të papërgatitur për një trio krizash në horizont – emergjencat globale shëndetësore, ndryshimi rrënjësor klimatik dhe revolucioni i inteligjencës artificiale.
Sot, amerikanët nuk arrijnë dot konsensus për asnjë çështje madhore politike, ndërsa liderët amerikanë e kinezë sillen sikur kanë ngecur në një Luftë të Ftohtë të re. Po i shpërdorojmë mundësitë për t’u marrë me sfidat të cilat shpejt do të na prekin të gjithëve.
Në vitet e ardhshme, njerëzimi do të përballet me viruse më vdekjeprurëse dhe më infektuese sesa Covid-19. Ndryshimi gjithnjë e më intensiv klimatik do të shpërngulë dhjetëra miliona refugjatë dhe do të na nxisë të rikrijojmë mënyrën se si jetojmë. Më e rrezikshmja nga të gjitha, teknologjitë e reja do të rivendosin rendin gjeopolitik, duke prishur mjetet tona të jetesës dhe duke krijuar paqëndrueshmëri në shoqëritë tona, më shpejt nga ç’do të mund t’i kuptojmë dhe përballojmë pasojat e tyre.
Lajmi i mirë? Disa politikanë largpamës, liderë biznesesh dhe qytetarë të shqetësuar, tashmë po bashkëpunojnë për t’i menaxhuar këto kriza. Pyetja që duhet të na mbajë zgjuar është nëse do të punojnë mjaftueshëm mirë dhe shpejt për të kufizuar pasojat, dhe nëse këto kriza mund t’i përdorim për të ecur përpara drejt një bote më të mirë.
Përmes strategjive si tradicionale, ashtu dhe të reja, që nga Plani Marshall e deri te Marrëveshja e Re e Gjelbër, Fuqia e krizës paraqet një plan për të mbijetuar, madje dhe për të lulëzuar, në shekullin njëzetenjë. Bremmer i tregon çdo qytetari të shqetësuar, se si mund t’i përdorë krizat e ardhshme për të krijuar prosperitet global dhe mundësi të cilat globalizmi i shekullit të njëzetë i premtoi, por nuk arriti t’i përmbushë.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| ISBN | 9789928265630 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Blendi Lami |
Ky libër ofron një analizë mjeshtërore mbi arsyet pse globalizmi dështoi dhe pse populizmi po përhapet me shpejtësi. Ky libër jo vetëm do t’ju ndihmojë të parashikoni të ardhmen e kombeve, por do të luajë një rol për t’i dhënë formë kësaj të ardhmeje
Kjo guidë për trendin pasardhës madhor të ekonomisë globale përfshin njohuri të dobishme për investuesit, udhëheqësit e bizneseve, politikbërësit dhe për këdo që kërkon të kuptojë ndryshimet e rëndësishme që po ndodhin në politikën ndërkombëtare dhe në ekonominë globale.
Studiuesi Ian Bremmer vjen me një libër tjetër para lexuesit shqiptar: Fituesit dhe humbësit në një botë pa udhëheqje
Amerika do të mbetet superfuqia e vetme botërore edhe për shumë vite. Si do të jetë kjo lloj superfuqie? Çfarë roli duhet të luajë Amerika në botë? Keto dhe shume pyetje te tjera ngre ky liber, duke na dhene pergjigje qe na bejne me te qarte per rolin e SHBA-ve ne boten tone